Kryefaqja Aktualitet Bajamet kronike, si ndikojnë temperaturat e larta

Bajamet kronike, si ndikojnë temperaturat e larta

0
Shpërndaje

Bisedoi: Iliada Kovaçi

Fëmijët por jo vetëm, janë ata të cilët shpesh herë sëmuren nga infektimi i bajameve. Për të mësuar më tepër rreth komplikacioneve që ato japin në organizëm dhe mënyrat e trajtimit, gazeta Shëndeti ka zhvilluar një intervistë me mjekun Eduart Bajraktari i cili i është përgjigjur disa pyetjeve rreth këtyre problematikave.

Doktor, pse sëmuremi shpesh nga bajamet dhe cili është trajtimi që duhet ndjekur?  

Tonsilat janë “porta” e organizmit. Ato kanë një rol kyç në mbrojtjen e organizmit nga mikrobet që hyjnë në gojë. Shpesh themi që infektohen bajamet por me këtë kuptojmë që infektohet porta hyrëse.

Fillimisht janë mikrobet ato që ndikojnë dhe faktorët viralë. Nëse një pacient vuan nga faktori mikrob do e luftojë me antibiotikë. Forma më e rëndë është streptokoku i cili do një antibiotik më specifik. Sigurisht që ndikojnë edhe mikrobe të tjera por këto janë më kryesoret dhe më të përhapurat. Për raste të tilla përdoret penicilina. Përsa i përket infeksioneve virale, ato kalojnë më shpejt për 1-2 apo 3 ditë. Në këto raste nuk përdoren antibiotikë por vetëm anti inflamatorë dhe grup vitaminash. Në varësi të situatës gjithmonë rishikohet trajtimi.

Fillimisht duhet bërë përcaktimi se çfarë faze është dhe nëse është streptokok bëhet ekzaminimi me analizë me mbjellje nga goja me anë të së cilës kuptojmë specifikisht se cili është mikrobi. Duke u bazuar tek ekzaminimi dhe faza në të cilën është pacienti përcaktohet edhe trajtimi që do duhet të ndjekë për të shmangur pasojat e për të mos e lejuar sëmundjen të kthehet në kronike.

Çfarë simptomash japin?

Simptomat janë të ndryshme dhe mund të jenë disa. Ndër to mund të përmendim skuqje të bajameve apo një lloj veshje nga jashtë, vështirësi në gëlltitjen e ushqimit, dhimbje fyti,temperaturë, ethe etj

A ka një emërtim si sëmundje infektimi I bajameve ?

Atë që në gjuhën e përditshme njerëzit e quajnë si infektim të bajameve në gjuhën mjekësore përcaktohet si:

  • Tonsilit
  • Tonsiliti Kronik ose Akut
  • Absces peritonsilar

Kush është grupmosha që preket kryesisht?

Kryesisht janë moshat e reja ato të cilat sëmuren më shpesh. Grupmosha nga 10 deri në 30 vjeç është ajo më e prekur.

A krijojnë komplikacione të tjera në shëndet bajamet e infektuara?

Sigurisht, ka shumë komplikacione sepse sëmundja kthehet në streptokok. Nëse streptokokun nuk e mjekojmë mirë që në herën e parë ai fillon e bëhët kronik dhe do jetë më I vështirë trajtimi.

Gjithashtu ndikon edhe në organe të tjera që mund të cojë deri në meningokok apo sepsis të cilat janë edhe format më të rënda .

Çfarë na çon drejt heqjes së bajameve? Në cfarë faze këshillohet të hiqen?

Në momentin që situata bëhet e bezdisshme për pacientin, kur ai është në atë fazë që shtrohet cdo muaj apo vizitohet cdo 15 ditë, inflamohet dhe bëhet rrezik edhe për mosushqyerje kur bajamet fryhen tepër e pacienti nuk arrin dot të gëlltisë ushqimin, ateherë pikërisht ne këto raste detyrohet ti nënshtrohet ndërhyrjes dhe ti heqë ato.

Pas heqjes së bajameve kujdesi duhet të jetë maksimal dhe I dyfishtë për vetë faktin se infeksioni është hequr nga porta mbrojtëse dhe në momentin që pacienti mund të sëmuret sërisht do të sëmuret direkt në trake dhe inflamacioni kalon direkt në mushkëri  e në këtë mënyrë është më i riskuar.

Po temperaturat e larta gjatë stinës së verës, cfarë ndikimi kanë?

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka ndikim pasi njerëzit konsumojnë më tepër ujë të ftohtë dhe diskordanca e ujit të ftohtë me temperaturat e ambientit krijon komplikacione të menjëhershme dhe njerëzit sëmuren. Pikërisht kjo është edhe këshilla më e mirë që duhet ndjekur tani gjatë verës. Konsumimi i ujit me temperaturë jo shumë të ulët.

Përsa I përket trajtimeve të ndryshme me bimë mjekësore në kushte shtëpie (përdorimi I kripës, sodës së bukës, bimë të tjera etj), që kemi dëgjuar rëndom nga qytetarët, cfarë mendimi keni ? A janë të dëmshme apo e këshilloni përdorimin e tyre ?

Ilaçet në vetvete nga bimët vijnë por janë më të specifikuara dhe më të përqendruara. Pra, ilaçet janë më efikase për trajtimin e sëmundjes kur merren në tablet por edhe përdorimi I sodës së bukës apo kripës siç kemi dëgjuar rëndom nuk kanë ndonjë lloj efekti negativ veëse dezinfektimit të gojës ndaj edhe mund të përdoren.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here