Bajamet, kur mbrojtëset e shëndetit kthehen në shkatërruese

bajamet semureKëshilla nga mjeku otorinolog lidhur me rastet kur bajamet bëhen të rrezikshme për njeriun dhe kur është e nevojshme që ato të hiqen në mënyrë që të mbrojmë veten

Aishe Thartori

Çdokush prej nesh është prekur të paktën një herë në jetë nga bajamet dhe për pasojë është i ndërgjegjshëm sesa të dëmshme janë ato. Temperaturë e lartë, dhembje fyti, dhembje trupi etj, janë simptomat më normale që shfaqen tek të sëmurët me bajame. Mjekët otorinologë (ORL) bien dakord në një gjë përsa u përket bajameve, dhe ky  është roli dhe funksioni mbrojtës që bajamet kanë në organizëm.

Por, kur infeksionet dhe shqetësimet tek bajamet paraqiten mbi 4 apo 5 herë gjatë një viti dhe këto shqetësime shndërrohen në  diçka të zakontë dhe kronike, atëherë sipas mjekut ORL Xhevair Hoxhallari, ato duhen hequr.

Cili është funksioni i bajameve në organizëm?

Roli i bajameve në organizëm është mjaft i rëndësishëm, sepse bajamet shërbejnë për të prodhuar ligocidet të cilat mbrojnë organizmin nga infeksionet. Komplikacionet që rrjedhin nga infeksionet që lidhen me bajamet, janë të ndryshme si përshembull dhembje fyti, dhembje koke, dhembje trupi, këputje, temperaturë, të cilat shkaktohen nga një lloj mikrobi të quajtur Streptokok Beta Imunitik. Mjekimi i bajameve është i thjeshtë dhe realizohet me antibiotikë. Kura dhe mjekimi teorikisht zgjat dhjetë ditë dhe është e rëndësishme që kura të mos ndërpritet, pasi streptokoku beta imunitik mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm.

Xhevair Hoxhallari 1Cilat janë rastet që mund të na çojnë drejt heqjes së bajameve?

Që të heqësh bajamet, duhen plotësuar disa indikacione. Bajamet mund të hiqen kur pacientët sëmuren nga 5-7 herë në vit. Një bajame e cila sëmuret shtatë herë brenda një viti këshillohet të hiqet. Një bajame e cila sëmuret 5 herë për dy vjet rresht, këshillohet të hiqet. Një bajame e cila sëmuret 3-4 herë në vit për tre vite rresht këshillohet të hiqet. Tregues tjetër i rëndësishëm që të çon drejt heqjes së bajameve, është zmadhimi i tepruar i tyre. Por mund të themi që dy janë rastet që na çojnë drejt heqjes së bajameve, detyrimisht:

1. Kur zmadhimi i bajameve është aq i madh sa të çojë në bllokim të frymëmarrjes. Në këto kushte njeriu gjatë natës mund të ndjejë sikur është duke u mbytur dhe kjo ndodh kryesisht tek fëmijët e vegjël.

2. Rasti tjetër në të cilën është e detyrueshme heqja e bajameve, është për shkak të tumoreve apo hemorragjive të bajameve.

Bajamet krijojnë një infeksion që kalojnë jashtë tyre, pra bëjnë abcesin dhe grumbullojnë qelb.

Një tjetër arsye pse mund të hiqen bajamet është era e keqe në gojë . Bajamet mund të hiqen kur ka ligonodla ose gjëndra përreth qafës pavarësisht se këto gjëndra nuk krijojnë infeksion dhe nuk sjellin temperaturë të lartë. Kur ka çrregullime të tjera që e thamë dhe pak më lart, që vijnë për shkak të mikrobit streptokok.

Cilat janë grupmoshat që preken më shpesh nga bajamet?  

Moshat që sëmuren më shpesh prej bajameve, janë moshat fëminore nga 5-10 vjeç.  Këto janë mosha që shoqërohen përgjithësisht edhe me një zmadhim të mishit në hundë. Zmadhimi më pas sjell bllokim të frymëmarrjes me hundë. Pas moshës 18-vjeçare funksioni i bajames bie ndjeshëm, për të mos thënë që zhduket, megjithatë ka edhe raste që bajamet jemi të detyruar t’i heqim edhe në moshën 40-vjeçare apo 60-vjeçare. Kjo ndodh në momentin kur bajamet bëjnë abcese (vatra qelbi).

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 16 shkurtit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj