Sipas një studimi të bërë në Universitetin Mjekësor të Uashingtonit “Saint Louis” u konstatua se femrat që kishin bërë
operacion për bajpas të stomakut duhet t’i qëndronin larg konsumimit të alkoolit.
Ky studim tregon se pas operacionit konsumimi i alkoolit mund të përshpejtojë shpërndarjen në gjak duke i rritur nivelet e tij. Studiuesit rezultuan se femrat që kishin pirë ekuivalentin e 2 gotave pije alkoolike në një periudhe të shkurtër kohore e kishin përmbajtjen e alkoolit në gjak të ngjashme me femrat që kishin konsumuar 4 pije, por që nuk kishin kryer operacion më parë. Doktor Yanina Pepino tha se alkooli tek këto femra e rrit metabolizmin tej normës së duhur dhe se konsumimi i alkoolit, pasi kanë kryer një operacion bajpasi do të vinte në rrezik pacientët për sëmundje serioze, madje edhe kur ato konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar.
Përshtati në shqip për “Shëndet+” : Daniela Bardhi


