Bakteret te sfungjeri i enëve, objekti më i ndotur

sfungjer enesh 2

Të gjithë mendojmë se ambientet e tualeteve janë ndër vendet me më shumë baktere. Por ka një objekt, të cilin ne e përdorim çdo ditë, ku numri i këtyre baktereve është mijëra herë më i lartë dhe ju nuk do t’ju shkonte mendje. Sfungjeri i enëve! Besojeni ose jo, mjeti të cilin e përdorim për të larë enët, është ndër objektet më të pista. Madje, celulari, tastiera e kompjuterit apo edhe Ipodi, që gjithashtu mbartin baktere, nuk janë të rrezikshëm sa ky sfungjer.

Artan Bega, mikrobiolog në Institutin e Shëndetit Publik, tregon se analiza të bëra nga shkencëtarët në botë por edhe në Shqipëri, kanë treguar se ky sfungjer mund të ketë 2000 herë më shumë baktere se vetë lavamani ku lajmë enët.

Por nëse sfungjeri i enëve ka kaq shumë baktere, cilat janë rrezikshmëritë për shëndetin tonë? Helmimi, njësoj siç ndodh nga ushqimet e prishura, është ajo çka mund të shkaktojnë bakteret patogjene që ndodhen në sfungjer. E thënë ndryshe, një sfungjer enësh i përdorur gjatë mund të bëhet edhe burim epidemie.

Cila është zgjidhja atëherë?! Sipas specialistëve, sfungjeri i enëve duhet të ndërrohet shpesh. Ai nuk duhet lënë me ujë pas përdorimit, pasi lagështia shërben për shumimin e baktereve. Dhe në fund, edhe pse me sfungjerin ju keni përdorur ilaç enësh, mos harroni asnjëherë të lani duart.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?