“Bakteri kanibal” mund të zhdukë super bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për të luftuar superbakteret vdekjeprurëse – bakterin kanibal.bakter

Bakteri i quajtur Bdellovibrio thuhet se mund të zhdukë infeksionet vdekjeprurëse duke i gëlltitur bakteret nga brenda.

Shkencëtarët bënë një provë me bakterin Shigella, i cili shkakton helmim të ushqimit dhe vret më shumë se 1 milion njerëz çdo vit.

Testet e kryera tek kafshët treguan se ky trajtim ndihmonte në zhdukjen e super baktereve pa shkaktuar asnjë efekt anësor. Ky studim mund të cilësohet një zbulim historik, pasi mund t’u japë fund baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.

Shkencëtarët janë më shumë të interesuar ta përdorin bakterin për trajtimin e plagëve të infektuara, ku mund të injektohen lehtësisht.

Gjithsesi trajtimi duket të kalojë disa kontrolle sigurie para se të përdoret tek njerëzit.

Hulumtuesit shkencorë po mundohen të gjejnë mënyra të reja për zhdukjen e baktereve, duke qenë se shumë baktere po zhvillojnë rezistencë ndaj ilaçeve të zakonshme.

Në korrik të këtij viti, shkencëtarët amerikanë zbuluan se boronicat  e kuqe mund të formojnë bazën për gjeneratën e re të antibiotikëve.

Eksperimentet laboratorike kanë treguar se vetitë antibakteriale të këtij fruti mund të bllokojnë infeksionet bakteriale.

Boronica e kuqe, baza për antibiotikët e rinj?

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra