Bakteri salmonela ‘mund të vrasë kancerin’

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Bakteri që shkakton helmim të ushqimit mund të përdoret për të zhdukur kancerin, thonë ekspertët e shëndetësisë.

Ata kanë zhvilluar një formë të ndryshuar gjenetikisht të salmonelës për të zhdukur qelizat kancerogjene dhe lënë qelizat e shëndetshme.

Ky eksperiment i fundit në fushën e trajtimit të kancerit është quajtur “bakterioterapi”.

Gjatë një takimi përvjetor të organizuar në Boston, SHBA, hulumtuesit shkencorë nga Shoqata Amerikane për Zhvillimin e Shkencës treguan se gjatë eksperimenteve të para të kryera tek minjtë, duke përdorur një version të modifikuar të salmonelës u zvogëlua madhësia e tumoreve kancerogjene.

Bakteri i modifikuar i salmonelës kishte nën shënjestër vetëm qelizat kancerogjene. Ai u projektua gjithashtu për të krijuar “shenja” që njihen nga sistemi imunitar, për të udhëzuar kështu sistemin mbrojtës të trupit që të shënjestrojë tumoret kancerogjene.

Në momentin që u injektua tek qarkullimi i gjakut të minjve me kancer të zorrës së trashë, tumoret e ekspozuar ndaj bakterit filluan të tkurren.

Studimi është kryer nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Chonnam në Korenë e Jugut, me në krye shkencëtarin korean Jin Hai Zheng. Ai është publikuar në revistën ‘Science Translational Medicine’.

“Ky studim, i kryer tek minjtë, tregon se bakteri mund të përdoret për të përgatitur sistemin imunitar që të sulmojë qelizat kancerogjene. Hapi i radhës është të shohim nëse kjo metodë është e sigurt dhe nëse mund të përdoret për të ndihmuar pacientët”, deklaron dr. Catherine Pickworth, në Shoqatën Britanike për Hulumtimin e Kancerit.

 Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?