Baloni Gastrik – Procedura bashkëkohore dhe jokirurgjikale që ju ndihmon të bini nga pesha

Dr. Plarent Kapo, Mjek Gastroenterolog

Obeziteti është kthyer në një fenomen gjithmonë e më të përhapur të kohëve moderne që po jetojmë dhe të qenit në formë apo të paturit të një peshe ideale është një nga sfidat e të gjithëve. Jo pak herë ndodh, që për arsye të mosmarrjes me aktivitet fizik, jetës sedentare, kequshqyerjes apo edhe ndikimit të një sërë faktorësh të tjerë, të fitojmë peshë dhe më pas e kemi shumë të vështirë të kthehemi në peshën tonë ideale. Alternativë e rënies së shpejtë nga pesha janë edhe aplikimi i procedurave mjekësore.

Nisur nga numri gjithmonë në rritje i kërkesës së pacientëve për këto lloj procedurash apo trajtimesh mjekësore kundër obezitetit, Spitali Hygeia Tiranë së fundmi ka nisur të aplikojë një nga procedurat më inovative dhe jo kirurgjikale, atë të Balonit Gastrik Spatz3, e cila ofrohet nga mjeku gastroenterolog dr. Plarent Kapo.

Por, çfarë është dhe si funksionon kjo Baloni Gastrik?

Procedura e Balonit Gastrik konsiston në vendosjen në stomak të një baloni të butë, i cili kalohet në stomak në rrugë endoskopike me ndihmën e gastroskopit, procedurë e ngjashme me atë të një gastroskopie të thjeshtë. Si e tillë, kjo proçedurë kryhet në kushte ambulatorike, zgjat jo më shumë se 15-20 minuta dhe është shumë efikase dhe ndër procedurat më të sigurta që aplikohen për rënien nga pesha. Baloni i vendosur do të mbahet nga pacienti për një periudhë nga 6 muaj-1 vit dhe gjatë kësaj prezenca e ballonit bën që pacienti të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme sasinë e ushqimit ditor që merr, dhe në fund të kësaj periudhe pacienti ka një rënie të konsiderueshme prej rreth 14-19 kilogram.

Edhe heqja e balonit është një procedurë e cila kryhet po në kushte ambulatorike dhe me ndihmën e gastroskopit.

Avantazhet që ofron procedura e Balonit Gastrik:

Krahasuar me procedurat e tjera kirurgjikale, të tilla si; bypass gastrik, palosja gastrike, unaza etj, kjo procedurë ka në sërë avantazhesh, si:

  • procedurë jokirurgjikale, miniinvazive (nuk aplikohet anestezi e përgjithshme)
  • procedurë me risk më të ulët
  • zgjat shumë pak, brenda ditës pacienti kthehet në shtëpi (pra pacienti nuk shtrohet në spital)
  • procedurë e sigurt shumë efikase / rezultative
  • baloni vihet në përshtatje me nevojat e pacientit
  • Volum i rregullueshëm i balonit sipas nevojës
  • Shmanget heqja e hershme për intolerancë (krahasuar me balonët e tjerë)

Konsulta paraprake me mjekun specialist është e nevojshme për tu njohur më mirë me procedurën dhe si duhet të veproni përpara dhe pas aplikimit të kësaj procedure.

Një fjalë e urtë thotë “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”…… ne ju garantojmë, “mendje të shëndoshë në trup në formë”.

Tel: 04 23 90 000

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën