Bamjet, përfitimet e shumta shëndetësore që sjellin tek ju

Bamja është një bimë e rritur në zonat tropikale dhe subtropikale. Në shumë vende bamjen e gatuajnë me përbërës acidi (lëng limoni) për të evituar efektin ngjitës të saj.

bamjeMund të përdoret kundër diabetit: sipas një eksperimenti të zhvilluar mbi kavje, doli se minjtë me diabet që u ushqyen për 28 ditë me bamje pësuan rënie të nivelit të glukozës në gjak.

Bamja përmban vitamina A, B6, C, acid folik, kalcium, zink, fibra dietike.

Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje i cili është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12.

Një filxhan bamje përmban 26.1 mg vitaminë C e cila vret radikalet e lira dhe forcon sistemin imunitar. Është burim i mirë i vitaminave B kompleks. Përmban 123 mg kalcium dhe 216 mg kalium, të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut. Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.

Fibra që gjendet tek bamjet ndihmon në stabilizimin e nivelit të glukozës dhe kolesterolit. Gjithashtu forcon strukturën e enëve të gjakut.

Nëse konsumoni rregullisht bamje ( të gatuara në forma të ndryshme) do të evitoni shfaqjen e akneve në fytyrë./Health Magazine

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi