Konsumimi i bananeve parandalon atakun në zemër dhe tru. Shkencëtarët thonë se për të shmangur rrezikun e goditjes në tru ose zemër, duhet
shtuar konsumi i bananeve dhe pakësuar ushqimet industriale me kripë si p.sh. patatinat.
Fruti i pasur me kalium ndihmon në uljen e presionit të gjakut, duke e ulur me 24 për qind rrezikun e një ataku. Studimi analizoi të dhënat e 12 mijë njerëzve dhe arriti në përfundimin se konsumimi i ushqimeve që kanë në përbërje kalium është parandaluesi më i mirë i atakeve të papritura që u marrin jetën mijëra njerëzve në vit ose lënë me pasoja shumë të tjerë.
Ekspertët nutricionistë thonë se një banane përmban afërsisht 420 mg kalium, ndërsa një i rritur mund të konsumojë deri në 3500 mg.


