Banania, mbron kockat dhe buzëqeshjen

ha banane 1Kanë hyrë vonë në vendin tonë e megjithatë janë bërë një frut i këndshëm për këdo, shpesh duke u përdorur edhe në vend të mëngjesit

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Shumë të ëmbla dhe të buta, bananet vijnë të “veshura” me xhaketën e tyre të verdhë dhe janë në tavolinat tona përgjatë gjithë vitit. Pema e bananes rritet 3-10 metra.

Të mirat shëndetësore

E butë, kremoze, e ëmbël, banania është frut i preferuar për këdo, duke filluar nga fëmijët tek të moshuarit. Të apasionuarit pas sportit thonë se ky frut i pasur me kalium, u shton shumë energjitë. Por çfarë duhet të dini për bananen, si dhe ku ndikon ajo në trupin tuaj? Lexoni më poshtë dhe herë tjetër nuk do ta vini në dyshim që një banane në ditë, është zgjidhja e duhur për ju pavarësisht moshës.

Mbron kockat dhe ju ngre humorin

Bananet ndihmojnë në kalimin e depresionit falë niveleve të larta të triptofanit, që konvertohet në serotoninë, duke i bërë më të lumtur neurotransmetuesit e trurit.

Hani dy banana para çdo stërvitjeje të fuqishme për më tepër energji dhe për të mbajtur në nivele sheqerin në gjak.

banane ushqimMbron kundër dhimbjeve të muskujve gjatë stërvitjes dhe ngërçet e këmbëve gjatë natës duke ngrënë thjesht një banana.

Lufton humbjen e kalciumit gjatë urinimit dhe ndihmon në kocka më të forta

Përmirëson humorin tuaj dhe ul simptomat e mërzisë, pasi rregullon sheqerin në gjak dhe prodhon çlirim nga stresi.

Bananet ulin enjtjet, mbrojnë kundër diabetit të tipit 2, ndihmojnë në uljen e peshës, forcojnë sistemin nervor dhe ndihmojnë në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut falë niveleve të larta të vitaminës B6.

Ndihmon gjakun tuaj dhe lehtëson animinë falë sasisë së hekurit që kanë.

E lartë në kalium dhe me pak kripë, bananet janë zyrtarisht të njohura nga Fedarata Amerikane e Ilaçeve sit ë afta për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe për të mbrojtur kundër atakeve kardiake.

(Materialin e plotë mund ta lexoni në numrin e 17 marsit të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani