Bardhi: Sistemi shëndetësor vret çdo ditë pacientët me dashje. Lutuni të mos jeni viktimë e tij!

Eglantina Bardhi/ drejtoreshë e shoqatës “Together for life” dhe gazetës “Shëndet+”

Të dashur miq! Prej dy ditësh kam dëgjuar dhe lexuar pa fund komente në lidhje me vdekjen tragjike të një nëne së bashku me foshnjën e saj në bark. Kam mbajt qëndrim krejt të ftohtë dhe pa emocion, për të mos folur para kohe. Kjo jo se unë nuk jam prekur nga kjo histori, sepse edhe unë njeri jam, prej mishi dhe gjaku.eglantina-bardhi

Unë jam rritur në këtë sistem të degraduar shëndetësor, prej 12 vitesh shkruaj për të. Më lejoni t’u them një të vërtetë akoma më te trishtë. Ky sistem shëndetësor vret çdo ditë njerëz, nëna, fëmijë, burra dhe i vret me dashje. Po, po me dashje i vret.

A e dini ju se fëmijët me sëmundje të rënda në Pediatri përballen me mungesa të barnave që i mbajnë në jetë? A e dini ju se shumë nëna me kancer nuk marrin mjekimin sipas protokolleve mjekësore, sepse u mungon mjekimi për kimioterapi? A e dini ju se shumë aparatura janë të kohës së xhaxhi Enverit dhe janë jashtë funksionit? A e dini ju sa pacientë janë infektuar me virusin HIV/AIDS dhe hepatit C nga gjaku i pakontrolluar dhe plot probleme të tjera që Ministria dhe drejtoritë e spitaleve i mbajnë të fshehta? A e dini ju se sektori i shëndetësisë është më i KORRUPTUARI, të sëmurëve u thithet gjaku me pambuk?

Ministri Beqaj ka dhënë plot 300 milionë euro koncesione dhe askush nuk po ia sheh hajrin, vetëm oborri me të cilët i ndajnë. Kur dolëm në protestë për fëmijët me leucemi se kishin plot 3 muaj pa mjekim dhe çdo ditë ndonjëri prej tyre largohej nga jeta, vetëm prindërit dhe ata fëmijë kishim në krah, ju bënit sehir. Po ty popull mirë të bëhet, vuaj aty dhe lut Zotin të mos bjerë halli nga spitalet, se me indiferencën që ke ndaj hallit tënd, pak e ke. Po e mbyll komentin tim duke e theksuar se ky sistem shëndetësor vret çdo ditë pacientët me dashje, kundra ligjeve, të Drejtës Kushtetuese dhe të Drejtave të Pacientëve. Lutuni qe te mos jeni viktimë e këtij sistemi o popull, se gjë tjetër nuk ke ditur të bësh kurrë./ shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret