Barnat me rimbursim, falas ilaçi për të prekurit nga Hepatiti C

Listës së barnave me rimbursim i është shtuar edhe ilaçi për kurimin e sëmundjes së Hepatit C, ‘Sofosbuvir’. Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë konfirmuan për mediat se është miratuar përfshirja e këtij medikamenti në listën e ilaçeve të rimbursueshme, i cili kushton shumë shtrenjtë në farmaci.farmaci 2 Ministria e Shëndetësisë nuk e ka përpiluar akoma listën përfundimtare të ilaçeve që do të përfshihen në rimbursim për këtë vit, megjithatë ka konfirmuar se do t’u kushtojë më shumë rëndësi sëmundjeve tumorale dhe hipertensionit, duke pasur parasysh numrin e lartë të të prekurve nga këto patologji.

Po ashtu, pritet të ketë një zgjerim të numrit të ilaçeve, që mbulohen plotësisht apo tërësisht nga shteti, por duke qenë se ende nuk ka një vendim përfundimtar, nuk mund të thuhen emrat e tyre. Sipas të dhënave të MSH-së, aktualisht shqiptarët paguajnë 30% më pak për barnat, ndërsa nga viti 2013, në listën e barnave me rimbursim janë shtuar 85 barna.

“150 000 qytetarë shqiptarë përfitojnë çdo ditë nga mjekimi me barnat e reja të shtuara në listën e rimbursimit. Po ashtu, ata janë çliruar nga barra e TVSH-së 10% për barnat, dhe 20% shërbimet shëndetësore dhe materialet mjekësore të implantueshme”, shton MSH./ https://shendeti.com.al/

Lexoni – Hepatiti C, transmetimi dhe shenjat.

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni