Bashkëzhvilluesi i vaksinës së Pfizer thotë se dozat kundër Covid do jenë të përvitshme

Njerëzit në mbarë botën do të kenë nevojë të marrin një dozë kundër Covid-19 një herë në vit, të paktën kur bëhet fjalë për vaksinën e Pfizer, tha CEO-ja i BioNTech, Ugur Sahin në një intervistë të dielën. Në një intervistë me gazetën gjermane ‘Bild’ të dielën, Sahin tha se ai e konsideron vaksinën, të bashkë-zhvilluar nga kompania e tij, si “shumë efektive”.

Kur u pyet nëse njerëzit duhet të shqetësohen për llojet e tjera të Covid-19, në të cilat të vaksinuarit Pfizer-BioNTech ende shfaqnin simptoma të sëmundjes, ai i hodhi poshtë shqetësimet e tilla, duke thënë se ilaçi ofron një ‘mbrojtje 90%’ kundër rasteve që kërkojnë kujdes intensiv në ata mbi 60 vjeç.

Një nivel ‘shumë i lartë’ mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda zgjat deri në nëntë muaj, tha CEO-ja i BioNTech. Ai tha se ky nivel fillon të ulet ‘nga muaji i katërt’. Për të ruajtur mbrojtjen, Sahin shtyu fuqishëm për doza përforcuese, duke argumentuar se ato jo vetëm që do të rivendosnin nivelet e antitrupave, por do të ndihmonin potencialisht ‘për të thyer zinxhirët e infeksionit’.

Në të ardhmen, njerëzit mund të kenë nevojë të marrin doza përforcuese një herë në vit, beson CEO i BioNTech. Ai tha se pret që mbrojtja nga një dozë përforcuese të ‘zgjatë më shumë’ sesa imuniteti fillestar që fitohet pas marrjes së dy dozave të vaksinës.

“Vaksinimet e mëvonshme mund të nevojiten vetëm njëherë në vit, ashtu si me gripin”, tha ai. Ai gjithashtu tha se ‘vaksinimi përforcues ka kuptim pas një intervali minimal prej rreth katër muajsh’.

Intervista e Sahin vjen disa ditë pasi u zbulua se Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë një fitim të kombinuar prej 65,000 dollarësh çdo minutë, falë vaksinës.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet