Bashkim Fino i sëmurë, Beqaj propozon mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve

bashkim-fino

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një pjesë e shpenzimeve për kurim do të mbulohen nga qeveria.

Vendimi është marrë nga Kryeministri Edi Rama me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në vendimin e qeverisë thuhet se është akorduar fondi prej 560 000 lekë që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Bashkim Fino, në masën 560 000 (pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë. 2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. 4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi,” thuhet në vendimin e qeverisë.

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni