BE zgjat kontrollet e eksportit për vaksinat anti COVID-19

Brukseli do të zgjasë deri në fund të dhjetorit mekanizmin e tij për kontrollin e eksporteve të vaksinave antiCOVID-19 të prodhuara në BE, në mënyrë që të garantojë furnizimet për shteteve anëtare përballë pasigurive të nxitura nga shfaqja e varianteve të reja, njoftoi sot Komisioni Evropian.

“Ndërsa fushatat e vaksinimit në të gjithë BE-në janë përshpejtuar gjatë muajve “ato janë ende në vazhdim dhe pasiguritë vazhdojnë, veçanërisht me shfaqjen e varianteve të reja të virusit”, vuri në dukje KE në një deklaratë.

“Prandaj është e nevojshme të ruhet transparenca, kurse mekanizmi i kontrollit, i vlefshëm deri në fund të shtatorit, do të zgjatet deri më 31 dhjetor. Asnjë zgjatje nuk është planifikuar përtej kësaj date”, shtoi ai.

Ekzekutivi i BE-së vendosi në fund të janarit një mekanizëm për autorizimin e eksporteve të vaksinave, për të kontrolluar tregtinë në vendet ku situata shëndetësore konsiderohej më e mirë se në Evropë dhe, në veçanti, për të monitoruar dërgesat e laboratorit AstraZeneca, i akuzuar se nuk respektoi porositë e marra nga shtetet anëtare në dobi të vendeve të tjera.

Kjo nuk e ka penguar BE-në të eksportojë afro 740 milionë doza që nga ajo datë. Në praktikë, ky mekanizëm kërkon, para çdo eksporti të vaksinave jashtë BE-së nga një laborator, të marrë dritën jeshile nga shteti anëtar nga i cili shpërndahen dozat. Ky vendim duhet të konfirmohet nga Komisioni.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?