Bebe me metodën in-vitro, për herë të parë shërbim falas në publik! Brenda këtij viti, risia te materniteti ‘Koço Gliozheni’

Për herë të parë në një spital publik, metoda e riprodhimit invitro do të mundësohet falas brenda këtij viti në maternitetin “Koço Gliozheni”, bëri të ditur ministrja e shëndetësisë. Manastirliut tha se mjekët e kësaj do të trajnohen për kryerjen e procedurës së fertilizimit invitro.

“Ne jemi duke punuar për investimin sa i përket infrastrukturës, e më tej, pajisjet bio-mjekësore dhe të gjithë paketën e barnave të cilat janë të nevojshme, për të filluar riprodhimin e asistuar për herë të parë në spitalet publike. Jemi duke punuar për përgatitjen e stafit dhe për fuqizimin e kapaciteteve në këtë drejtim, në mënyrë që të kemi dhe një ekip të mirë-trajnuar, i cili do të vazhdojë edhe edukimin në vazhdim përsa i përket këtyre procedurave, të cilat, për herë të pare, do të realizohen në spitalin publik, pikërisht në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’- tha Ogerta Manastirliu.

Gjithashtu ka përfunduar edhe manuali i procedurave sa i përket kujdesit për nënën dhe fëmijën, që do të prezantohet së shpejti.

“Ky manual është përgatitur nga mjekët obstetër gjinekologë, mjekët pediatër, mjekët neonatologë, të cilët janë kujdesur që te kemi një paketë të plotë të shërbimit shëndetësor, e cila do të ofrohet nga kujdesi parësor dhe mjekët pediatër të konsultoreve tona”, shtoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se shpresonte që brenda tetorit të përfundojë faza e parë e investimit dhe më pas deri në dhjetor edhe faza e dytë.

 

Burimi: Shqiptarja.com

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera