Kryefaqja Box 3 Bebe pa nënë: Studimi i ri nxjerr “jashtë loje” femrën në lindjen...

Bebe pa nënë: Studimi i ri nxjerr “jashtë loje” femrën në lindjen e fëmijës

0
Shpërndaje

Përshtati në shhqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë sfiduar natyrën në një eksperiment të ri, i cili mund të bëjë të mundur një ditë lindjen e fëmijës nga dy meshkuj.

Në të ardhmen mund të kemi bebe pa nënë, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një metodë për lindjen e një pasardhësi pa nevojën e vezëve të femrës.bebe-pa-nene1

Eksperimenti i kryer nga Universiteti Bath, në Britani, mund të krijojë një mundësi për lindjen e fëmijës nga ADN-ja e dy meshkujve.

Gjithmonë është thënë se vetëm veza e femrës mund të nxisë ndryshimet tek sperma e mashkullit, të cilat janë të nevojshme për lindjen e fëmijës, duke qenë se veza formon një lloj të veçantë të qelizave ku mbarten gjysma e numrit të kromozomeve.

Edhe qelizat e spermës formohen në të njëjtën mënyrë, kështu, kur takohen sperma me vezën, ata formojnë një pjesë të plotë gjenetike, ku gjysma e ADN-së vjen nga nëna dhe gjysma nga babai.

Por, shkencëtarët kanë zbuluar tani se embrionet mund të krijohen nga qeliza që mbartin të gjitha kromozomet e tyre, që do të thotë se, në teori, çdo qelizë në trupin e njeriut mund të fertilizohet nga sperma.

Me anë të kësaj teknike janë krijuar deri tani tri gjenerata minjsh, që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

Hulumtuesit shkencorë po planifikojnë ta testojnë këtë teori duke përdorur qeliza të lëkurës.

“Është menduar se vetëm një qelizë e vezës mund të riprogramojë spermën për zhvillimin e embrionit. Studimi jonë e sfidon këtë dogmë (të krijuar që kur embriologjistët e parë vëzhguan vezë të gjitarëve në vitin 1827 dhe fertilizimin 50 vite më vonë) që vetëm një qelizë veze e fertilizuar me qelizën e spermës mund të çojë në lindjen e pasardhësit”, tregon dr. Tony Perry, embriologjist dhe autori kryesor i studimit.

“Po flasim për mënyra të ndryshme të krijimit të embrioneve. Imagjinoni sikur të mund të krijojmë embrione nga qelizat e lëkurës”.

Bebe pa nënë: Si funksionin teknika

bebe-pa-nene

 

Kjo teknikë rrit mundësitë që edhe homoseksualët të bëhen prindër të një bebeje që do të ketë ADN-n e të dyve, ndërsa do të nevojitet edhe një grua për të mbajtur beben për 9 muaj.

Teknika do t’u japë gjithashtu mundësi femrave të sëmurë me kancer të bëhen nëna, duke qenë se kimioterapia dhe terapia me rreze mund të dëmtojë sistemin riprodhues të tyre.

Edhe se vezët mund të ngrihen para se të bëhet terapia e kancerit dhe më pas të fertilizohen me anë të teknikës in-vitro, nuk mund të bëhet asgjë nëse humben.

Kjo teknikë mund të ndihmojë edhe femrat që duan të bëhen nëna në moshë të vjetër. Me kalimin e moshës vezët fillojnë të pakësohen, prandaj është shumë e vështirë ngjizja e fëmijës. Por, nëse bëhet i mundur fertilizimi i qelizës së lëkurës, mund të rriten shanset e lindjes së fëmijës edhe në moshë të vjetër.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here