Beci: Pushohen mjekët me recetë false, masa për farmacitë dhe spitalet

farmaci 1 1

KONTRATAT 2014 të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me qendrat shëndetësore, spitalet, farmacitë dhe depot farmaceutike. Drejtori i Fondit, dr. Astrit Beci: Forcohen masat për subjektet me kontratë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka lidhur kontratat për vitin 2014 me dhënësit e shërbimeve shëndetësore si: farmacitë, depot farmaceutike, qendrat shendetesore dhe spitalet në të gjithë vendin.

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, dr. Astrit Beci u shpreh: ”Kontratat e vitit 2014, të konsultuara me të gjithë aktorët e interesit, kanë sjellë përmirësime të qenësishme që lidhen me cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve dhe uljen e abuzimeve nga subjektet me kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”.

Më konkretisht, po ju paraqesim ndryshimet e këtij viti në kontratat e miratuara nga Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore:

 Kontratat me farmacite dhe depot farmaceutike

Me qëllim uljen e abuzimeve dhe për një kontroll më të mirë të qarkullimit të barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë parashikon në kontratat e reja që farmacia të dërgojë online brenda 48 orëve të dhënat lidhur me ekzekutimin e recetave me rimbursim; brenda 5 ditëve të dhënat hyrje-dalje të barnave të rimbursueshme dhe brenda 15 ditëve inventarin e gjendjes fizike të barnave të listës së rimbursimit.

Për vonesë një mujore nga afati i përcaktuar, i dërgimit të të dhënave nga ana e farmacisë, subjektit i zgjidhet kontrata për një periudhë kohore jo më pak se 1 vit, nga masë me gjobë që ishte në kontratat e vitit të kaluar. Pra, penalitetet janë forcuar, në funksion të një kontrolli më të mirë të barnave të rimbursueshme.

Një pikë e re e parashikuar në kontratë lidhet me barnat e skaduara. Në rast se provohet se farmacia jep ose ka dhënë barna përtej afatit të tyre të vlefshmërisë, subjektit I zgjidhet kontrata për një periudhe kohore jo më pak se 1 vit.

Një kriter i ri, i parashikuar në kontratat me farmacitë, lidhet me ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të pacientëve. Farmacia është e detyruar të ruajë të dhënat, në përputhje me kriteret e ruajtjes, të përcaktuara në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lidhur me kontratat me depot importuese, është shtuar një kriter i ri, i cili lidhet me shtimin e deklaratës doganore, si bashkëshoqëruese e faturave të hyrjes së barnave të rimbursueshme nga importi. Kjo pikë është shtuar me synim uljen e riskut të kontrabandës së barnave.

Kontratat me Qendrat Shëndetësore

Ndryshimet në kontratat me Qendrat Shëndetësore kanë të bëjnë shtimin e kontrolleve por edhe rritjen e mundësisë për edukimin në vazhdim të personelit mjekësor.

Për herë të parë, është parashikuar ndërprerje kontrate individuale e mjekut dhe dërgim për ndjekje penale,.në rastet kur ai plotëson recetë me rimbursim fiktive, pra false dhe barnat me rimbursim nuk shkojnë në dobi të pacientit.

Nga ana tjetër, në kontratat e reja me Qendrat Shëndetësore, Fondi I Sigurimeve Shëndetësore, parashikon një buxhet të posaçëm për trajnimet që kryhen nga vetë Qendrat, duke bërë të mundur edukimin në vazhdim të mjekëve, me synim që të jenë të azhornuar me risitë e trajtimit sa më të mirë të pacientëve.

Kontratat me Spitalet

Një element i rëndësishëm i kontratave të këtij viti, janë edhe spitalet, ku rishikimi i kontratave është shoqëruar me forcim të penaliteteve në rastet e mosdhënies së shërbimit të duhur për pacientët, si dhe përmirësim të indikatorëve, duke shtuar një indikator të ri, që mundëson monitorimin e shtrimeve urgjente kundrejt atyre të planifikuara, bazuar në konsultat e kryera.

Më konkretisht, në rastet e modhënies së shërbimit për pacientët, kur kushtet e spitalit e mundësojnë atë, spitali gjobitet me 1 milion lek. Gjithashtu, në rast të ofrimit të shërbimit jo në përputhje me standartet profesionale dhe etike të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhrat e Profesionistëve, spitali gjobitet me 500 mijë lek.

Duke e konsideruar shume te rendesishem sherbimin e dializes, ne bashkepunim edhe  me sherbimin perkates  prane QSUT, u vendos ne kontrate detyrimi per ngritjen e nje regjistri kombetar prane sherbimit kombetar te Nefrologjise ne QSUT, per te gjithe pacientet qe perfitojne kete sherbim, gjë që do të ndihmojë strukturat e Fondit për një monitorim me të mirë për shpenzimet e kryera.

Informacioni i trasmetuar në përmbajtje të këtij mesazhi është i destinuar vetëm për individin ose për institucionin të cilit i është nisur, mund të përmbajë materiale konfidenciale dhe / ose të privilegjuara vetëm për marrësin. Çdo rishikim, trasmetim, shpërndarje apo kryerje e ndonjë veprimi tjetër të ngjashëm me këto, nga personat apo nga subjekte të tjera të ndryshme nga marrësi i synuar,është i ndaluar. Nëse merrni gabimisht këtë mesazh, ju lutem kontaktoni urgjentisht dërguesin e tij dhe fshini çdo material të trasmetuar në kompjuterin tuaj. Ne nuk pranojmë asnjë detyrim lidhur me dëmtimin apo humbjen e shkaktuar nga programe të dëmshme apo nga viruse , përveç rastit të neglizhencës së plotë, apo sjelljes së gabuar dhe të qëllimshme.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën