Beci: Recetat e shtrenjta, lidhje të dyshimta mjek- kompani farmaceutike

Astrit Beci

Astrit Beci

Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dr. Astrit Beci, në seminarin “Politika Farmaceutike Shqiptare”, ku u prezantua studimi i Bankës Botërore për çmimet e barnave në Shqipëri dhe funksionimin e tregut farmaceutik në vend tha se “të dhënat e prezantuara nga Banka Botërore cekin disa plagë të sistemit farmaceutik në Shqipëri dhe të gjithë ne, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, po marrim masa për përmirësimin e situatës” Beci prezantoi risitë dhe progresin e arritur në listën e barnave të rimbursueshme të vitit 2014 si dhe parashtroi disa problematika, të cilat lidhen me shpenzimet për rimbursimin krahasuar me vendet europiane.

Lidhur me te dhënat krahasimore për barnat, drejtori i Fondit paraqiti të dhënat e studiura për disa barna të shtrenjta (sikurse janë barnat e rimbursueshme për të sëmurët me Ca – ku një recetë e rimbursueshme paguhet nga Fondi 350.000 lek të reja në mua). “Nga të dhënat tregohet se në Shqipëri, mjekët kanë tendencë të japin doza shumë të mëdha të barnave të shtrenjta, ndërkohë që në 4 vendet europiane të marra në studim, shifrat tregojnë të kundërtën. Kjo është një dukuri që tregon për lidhjet e dyshimta mjek-kompani farmaceutike”, tha në fjalën e tij z. Astrit Beci, drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim