Bëni këtë lëng në shtëpi si ilaç për të qetësuar të gjitha dhimbjet

Mjekësia holistike e ka përdorur tradicionalisht xhenxhefilin për trajtime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë këtu sëmundjet e stomakut dhe dhimbjet nga artriti.

A zgovëlon dhimbjet dhe inflamacionin xhenxhefili?

Xhenxhefili ka rezultuar mjaft efikas në qetësimin e muskujve dhe dhimbjet e ndryshme. Për më tepër, ai ka veti të forta anti-inflamatore për shkak të përmbajtjes së lartë të përbërësve natyror të quajtur xhinxherols. Studime të shumta klinike kanë arritur në përfundimin se xhenxhefili siguron lehtësim të konsiderueshëm të dhimbjeve që mund të vijnë nga artriti, reumatizma, muskujt etj.

leng xhnxheriPërbërësit:

200 gram xhenxhefil i copëtuar (rrënjë)

450 ml ujë i pastër

225 gram sheqer

115 ml ujë soda (i gazuar)

Disa pika lëng lime (limon jeshil)

Feta fime (për garniturë)

Udhëzim

Në një tenxhere vloni ujin, shtoni xhenxhefilin dhe lëreni të ziejë për 5 minuta. Hiqeni tenxheren dhe lëreni të ftohet për 20 minuta (jo plotësisht). Me anë të një site hiqni copat e xhenxhefilit.

Në një tigan të veçantë bëni një shurup të thjeshtë. Shkrini 1 filxhan sheqer në 1 gotë uji të valuar. Përzieni gjysmë filxhani uji xhenxhefil me 1/3 filxhan të shurupit dhe gjysmë filxhani uji soda (të gazuar). Shtoni mjaltë të papërpunuar dhe lëngun e limes, së bashku me fetat e limes.

Pijeni lëngun disa herë në ditë, në mënyrë që t’ju qetësohen dhimbjet.

Xhenxhefili është shumë i dobishëm për lehtësimin e dispepsisë dhe të vjellave. Për më tepër, ai redukton nivelet e kolesterolit të keq dhe nivelet e sheqerit në gjak. Xhenxhefili redukton ethet, të ftohurat dhe gripin, është shumë i dobishëm për qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e kancerit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit