Bëni këto menaxhime parash para se të arrini 25 vjeç

  1. Zgjidhni shpenzimet

Ju duhet të nxirrni shpenzimet e çdo muaji. Nëse nuk jeni të disiplinuar mjaftueshëm për të mbajtur shënim të gjitha blerjet, atëherë përdorni kartë krediti në mënyrë që t’ju vijnë elektronikisht të gjitha shpenzimet e muajit. Nëse bilanci ju del pozitiv, konsiderohet se keni fituar disa kursime.

  1. Kurseni 20% të të ardhurave tuaja

kursePjesa kryesore e të ardhurave duhet të shkojë për qëllimet dhe nevojat afatgjata të muajit. Ndajini 20% që duhet të kurseni sa të merrni rrogën. Fondi që do t’ju mbetet do t’ju detyrojë të bëni shpenizme të menaxhueshme. Nëse 20% ju duket shumë, filloni me një përqindje më të ulët dhe rriteni gradualisht çdo muaj.

  1. Kuptoni marrëdhënien tuaj me paratë

Nuk ka rëndësi nëse jeni dorëlëshuar apo kursimtar. Në mënyrë që ta menaxhoni buxhetin sa më mirë, ju duhet t’i drejtoni veprimet tuaja financiare. Ju duhet t’i dini të gjitha aspektet që mund t’ju pengojnë në lidhje me aftësinë për të marrë vendime në lidhje me paratë.

  1. Kurseni për shëndetin

Sigurimi shëndetësor është investimi më i mirë për veten dhe shëndetin, ju nuk do të mbeteni gjithmonë 25 vjeç, mendoni në mënyrë afatgjatë edhe për të ardhmen.

  1. Filloni kursimet për pension

Në moshën 25-vjeçare të duket e largët ardhja e pensionit, por është një dukuri e pashmangshme. Është mirë që të futeni në planin e sigurimeve shoqërore direkt pas mbarimit të universitetit ose edhe më mirë nëse e bëni këtë gjë që 18 vjeç.

  1. Vendosni qëllime mbi buxhetin

Puna juaj motivohet nëse vendosni plane afatgjata për jetën. Mbani një plan të blerjeve dhe shpenzimet do të jenë më të kontrolluara.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur