Beqaj ankesë Urdhrit të Mjekëve: Masa ndaj dy mjekëve të spitalit ushtarak për 21 janarin

ilir beqja akuza 2

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar Urdhrit të Mjekut me një ankesë ndaj dy mjekëve të të Spitalit Qendror Universitar të Traumës (ish-spitali ushtarak), përkatësisht Sami Koçeku, dhe  Alfred  Gega, lidhur me ngjerajet e 21 janarit.
Sipas kësaj ankese, “mjekët Koçeku dhe Gega, më qëllim të qartë politik, deformuan realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve në 11 Janar 2011”. “Mjekët janë gjendur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, pasi në datën 21 Janar të vitit 2011, kur të dy këta mjekë kanë qënë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjeksore, ku disa prej tyre kishin marrë plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, të përdorura atë ditë nga Garda e Republikës, dhe  ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista në televizione dhe media të tjera duke  deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, “mjekët deklaruan se vdekja e 4 shtetasve kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik”. Mjekët, sipas ankesës, kanë shkelur nenin 5 “Ofrimi i Kujdesit shëndetësor”, nenin 11 “Mbi reputacionin profesional dhe figurën morale”,  nenin 15 “Tejkalimi i mundësive dhe kompetencave”, nenin 67 “Detyrimi për respektimin e Kodit”, nenin 68 “Masat disiplinore” të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore”.  “Kërkoj që ndaj mjekëve Sami Koçeku dhe  Alfred  Gega të fillojë proçedimi dhe Gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut dhe marrja e masës e parashikuar tek “Rregullorja për Gjykim Profesional”, pjesa e dyte “Proçeset e gjykimit disiplinor”, rregulli 14, germa “g”  heqja e përkohëshme e Liçencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjet”, si dhe gërma “h”  detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese”, thuhet në ankesën e ministrit Beqaj drejtuar Urdhrit të Mjekëve

Ja ç’ka deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA tek tv. News 24:

 

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:    Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm

 

Intervista e dytë:

 

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Po, po.

Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami KoçekuMe syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?

Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.

Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?

Dr.Sami Koçeku: Po.

Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?

Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…

Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.

Gazetari: Zive… Edhe njëherë të lutem?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.

 

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku I humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga cfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

 

Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti I Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve;

–       Akt ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 26, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi, Elmaz Shaqiri dhe Fatos Sinani, sipas të cilit plaga depërtuese në gjoksin e majtë viktimës Ziver Veizi, është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri, ku drejtimi i kanalit të predhës në trup është nga para-mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë, ndërsa distanca e qitjes përcaktohet në bazë të ekspertimit kimik-kriminalistik të teshave të viktimës Ziver Veizi.

–       Akti i ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 41, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Elmaz Shaqiri dhe Admir Sinamati, ka arritur në konluzionin se në trupin e viktimës Faik Myrtaj u konstatua një plagë qorre, jotejshkuese, në pjesën e pasme anësore të djathtë, me drejtim nga e djathta në të majtë dhe lehtësisht nga poshtë-lart.

–       Akti i ekspertimit mjeko-ligjor me nr. 30, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi dhe Fatos Sinani, ka rezultuar se tek kufoma e shtetasit Hekuran Deda u konstatua një plagë tejshkuese e kokës, me vrimë hyrje nga e majta e kokës dhe atë të daljes nga ana e djathtë e kokës.

Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht, se qitjet e armëve dhe plumbat e tyre kanë ardhur nga një distancë e largët dhe jo ashtu siç deklaruan këta mjekë, sipas;

–       Akti i ekspertimit tekniko-kimik me nr. 975, datë 07/02/2011, ka rezultuar e provuar se predha e gjetur tek trupi i viktimës Ziver Veizi, është qitur nga arma e të pandehurit Agim Llupo, ndërsa akti i ekspertimit balistik-krahasues me nr. 1022, datë 08/02/2011 provon se arma “MP 5”, kalibër 9mm (A3), me numër shuli “244”, në përdorim nga i pandehuri Agim Llupo, ka qitur 13 (trembëdhjetë), nga 131 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara.

–       Akti i ekspertimit tekniko-balistik (Raport Ekzaminimi), me nr. 163G-SP-215, datë 05/01/2012 dhe nr. laborator 110726012PFKG, 11) 0915009PFKG, të laboratorit në Qunatico Virginia 22135, SHBA, rezulton se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrto është qitur nga pistoleta që i përket të pandehurit Ndrea Prendi.

 

Bashkëngjitur kesaj ankese, do të gjeni të gjithë materialin ku përfshihen, CD me intervistat e mjekeve dhënë TV.News-24, materialet dhe akt-ekspertizat e kryera nga Prokuroria e Pergjithshme, si dhe vendimin e gjykatës që i pranon dhe i njeh si  të vërteta këto ekspertiza.

Në këto kushte, per gjithçka ju referuam me lart, deklaroj se mjekët e sipërcituar, kanë shkelur nenin 5 “Ofrimi i Kujdesit shëndetësor”, nenin 11 “Mbi reputacionin profesional dhe figurën morale”,  nenin 15 “Tejkalimi i mundësive dhe kompetencave”, nenin 67 “Detyrimi për respektimin e Kodit”, nenin 68 “Masat disiplinore” të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore”.

 

Duke përfunduar kërkoj që ndaj mjekëve Sami KOÇEKU dhe  Alfred  GEGA, te fillojë proçedimi dhe Gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut dhe marrja e masës e parashikuar tek “Rregullorja për Gjykim Profesional”, pjesa e dyte “Proçeset e gjykimit disiplinor”, rregulli 14, germa;

–        “g”  heqja e përkohëshme e Liçencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjet”

–        “h”  detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese.

 

 

ZBARDHJA E INTERVISTES ME NEWS 24 – DR. SAMI KOÇEKU – A – 21/10/2011

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku: Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm

Gazetari: Po, ndërkohë…

Dr. Sami Koçeku: Këto janë çfarë dimë ne, problemi është përfundimin e jep ekspertiza mjeko-ligjore ku janë specialistë që merren vetëm me balistikën dhe shenjat e plumbit, ato të japin ekzakt se si dhe qysh. Me një fjalë unë të flas thjesht si mjek…

Gazetari: Dhe nga eksperienca juaj, zoti Koçeku, përsa i përket të plagosurve, sa është numri i tyre dhe sa janë në gjendje të rëndë?

Dr. Sami Koçeku: Ne kemi rreth 40 minuta që nuk na kanë ardhur. Të plagosurit e fundit që kanë ardhur janë dy persona që kanë ardhur nga shpitë, janë njerëz që janë futur për t’i grabitur dhe i kanë qëlluar. Domethënë numri që kanë ardhur nga protesta janë 21 deri tani, 2 janë që kanë ardhur nga shpitë pas tendencave për t’i grabitur ose grabitjet që kanë bërë njerëzit që janë futur në shpi. Janë 17 policë, në gjendje të rëndë janë 3 pacientë që konsiderohen në gjendje të rëndë që janë me dëmtime me mjete të forta në kokë me ekspozim të trurit. Këto janë të dhënat.

Gazetari: Të plagosur me plagë të ardhura nga fishekë ka të tjerë zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku: Janë dhe 3 të tjerë me plagë të lehta të trupit.

Gazetari: Të shkaktuara pikërisht nga plumbat?

Dr. Sami Koçeku:Nga armë zjarri.

Gazetari: Nga armë zjarri.

 

ZBARDHJA E INTERVISTES ME NEWS 24 – DR. SAMI KOÇEKU – B – 21/10/2011

  1. Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?
  2. Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…
  3. Gazetari: Po, po.
  4. Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.
  5. Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?
  6. Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…
  7. Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?
  8. Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.
  9. Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?
  10. Dr.Sami Koçeku: Po.
  11. Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?
  12. Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…
  13. Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?
  14. Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.
  15. Gazetari: Zive… Edhe njëherë të lutem?
  16. Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.
  17. Gazetari: Po.
  18. Dr.Sami Koçeku: Datëlindja ’68.
  19. Gazetari:  ’68.
  20. Dr.Sami Koçeku: Tjetri nuk ka asnjë lloj mjeti identifikues.
  21. Gazetari: Pra një qytetar nga Gjirokastra ka humbur jetën ndërkohë që personi tjetër është ende…
  22. Dr.Sami Koçeku: I paidentifikuar.
  23. Gazetari: I paidentifikuar thatë. Ziver Veizi thatë?
  24. Dr.Sami Koçeku: Po, po!
  25. Gazetari: Ndërkohë ju jeni në gaditshmëri për të pritur edhe personat e tjerë?
  26. Dr.Sami Koçeku: Po, i gjithë personeli i spitalit është në spital, po bëjmë përpjekje të mbinatyrshme për të përballuar situatën? I gjithë personeli është, mjek, infermier…
  27. Gazetari: Keni kapacitetet e duhura zoti Koçeku?
  28. Dr.Sami Koçeku: Deri tani është e përballueshme,tani të shikojmë ishalla nuk ka përkeqësim të situatës.
  29. Gazetari: Pikërisht mes të plagosurve ka nga ata që janë rëndë, apo gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën?
  30. Dr.Sami Koçeku: Ka, dy nga të plagosurit që janë në koma, por jo me armë zjarri, me gurë, janë në gjendje të rëndë,po janë në intervent e sipër, pres të them rezultatet pas interventit.

 

ZBARDHJA E INTERVISTES ME NEWS 24 – DR. ALFRED GEGA – 21/10/2011


Dr Alfred Gega
:  Deri në këtë moment në Spitalin Ushtarak janë paraqitur 31 civilë dhe 27 policë. Nga civilët, 3 fatkeqësisht kanë vdekur. Emrat: Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe një që e cuan që në fillim në morg, do ta kenë identifikuar në morg. Momentalisht, një nga civilët është në reanimacion, është në gjendje të rëndë, po mjekohet, po reanimohet, si edhe një polic, I cili rezulton me hematomë epidurale, po observohet dhe nëse do të jetë e nevojshme mund të ndërhyhet kirurgjikalisht. Po që po observohet, për momentin nuk ka nevojë, po mbahet nën observim në reanimacion.

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku I humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga cfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

 

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën