Beqaj: Do të shtojmë marrëveshjet me vendet e tjera për trajtim mjekësor jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, doli sot në një konferencë për shtyp lidhur me rritjen e buxhetit për shëndetësinë për vitin 2014. Sipas ministrit, “buxheti i shëndetësisë për vitin 2014 është 38,7 miliardë lekë (në vitin 2013 buxheti i shëndetësisë ishte 36,3 miliardë lekë). Ky buxhet është sa 2,77% e PBB-së, niveli më i lartë i shpenzimeve publike për shëndetësinë në më shumë se 10 vitet e fundit.

“Institucionet shëndetësore publike kanë borxhe të papaguara për barna, materiale mjekësore, materiale mbështetëse dhe shërbime për rreth 4,4 miliardë lekë, nga të cilët 3,4 miliardë janë vetëm në QSUT. Praktikisht ky borxh është sa shpenzimet vjetore të 1,5 muajve të gjithë shpenzimeve spitalore të vendit. Kjo është gjendja që qeveria e mëparshme e la shëndetësinë, përveç mungesave në barna dhe me infrastrukturë spitalore të rrënuar.

“Në buxhetin e vitit 2014, si dhe në paketën fiskale gjen pasqyrim realizimi i një pjesë të mirë të angazhimeve të programit të qeverisë në shëndetësi”.

I pyetur lidhur sëmundjet që nuk trajtohen në vend, ministri Beqaj tha se “për të trajtuar rastet më specifike që nuk trajtohen në Shqipëri, ne kemi dy burime. Ndihmën bujare të disa vendeve fqinje dhe mike, që marrin përsipër kujdesin shëndetësor, p.sh.: Ka një marrëveshje me Turqinë për të trajtuar 100 të sëmurë në vit dhe jemi duke u përpjekur ta zgjerojmë këtë mundësi edhe me vende të tjera, si dhe fondi për raste të veçanta që parashikohet nga Këshilli i Ministrave”.

Postime të ngjashme

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital