Beqaj “harron” nevojën e spitaleve për personel: 30 shkurtime në Bajram Curri

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Sot, në redaksinë e gazetës “Shëndet+” ka ardhur një mesazh ku denoncohet pushimi nga puna pa të drejtë i personelit mjekësor në spitalin e qytetit Bajram Curri. Bëhet fjalë për 30 veta personel të pushuar. Gazeta “Shëndet+” pas investigimit të çështjes në fjalë, mori të dhëna për të konfirmuar vërtetësisë e këtij lajmi.

Bajram CurriSigurisht që pushimi në masë i punonjësve nga puna nuk përbën më lajm sa kohë që Bajram Curri nuk është i pari dhe si duket nuk do të jetë i fundit që “cenohet” nga struktura e re e spitaleve, me më pak personel. Spitali në qytetin e Bajram Currit i shërben rreth 30 mijë banorëve të rrethit të Tropojës.

Në një vizitë në këtë spital më 25 prill 2015, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shprehur se i njeh nevojat që ka ky spital për personel. Ai tha se “me specializimet e reja që përfundojnë këtë muaj, këtij spitali do t’i shtohen edhe të tjerë mjekë që mbarojnë specializimet dhe kanë kontratë me spitalin për të ofruar një gamë më të gjerë shërbimesh në spital, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë për të kaluar në Kukës, Tiranë apo edhe për në Gjakovë për të përfituar shërbim të specializuar mjekësor.” Pas 8 muajsh Ministria duket se i ka harruar këto të dhëna dhe nevoja, duke vepruar në kundërshtim me atë që banorëve të Tropojës, iu premtua, më shumë personel, më shumë kujdes, më shumë shërbim.

Nuk dihet ende nëse personeli do të dalë në protesta, por ajo që mund të thuhet është se drejtoresha e këtij spitali, znj. Naile Balilaj, ka vendosur të respektojë vullnetin e eprorëve.

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar