Beqaj: Jozefinë, mos pi duhan!

Ligji kundër duhanit ka qenë një ndër pikat kryesore mbi të cilat ka punuar Ministria e Shëndetësisë. Jo rrallëherë janë gjobitur Ilir Beqaj kuvendsubjekte të ndryshme publike e private për shkak të shkeljes së këtij ligji. E sicc i ka siguruar qytetarët që në krye të herës se ky ligj do të jetë i njëjtë për të gjithë, Beqaj duket se po e mban fjalën. Në seancën e sotme në Kuvend, Beqaj i ka bërë lutje deputetes së PD-së, Jozefina Topalli që të mos konsumojë duhan në ambjente publike. “Jozefinë, të lutem, mos e pi më cigaren në mjedise publike! Të lutem!” tha Beqaj!/ D.C.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim