Beqaj përplaset me përfaqësuesit brenda MSH për Traumën. Ka apo jo antibiotikë?

Denisa Canameti / Shëndet+

“Në spitalin e Traumës nuk ka antibiotikë”. Ishte ky lajmi më i fundit nga shëndetësia që ka qarkulluar sot në media. Mediat raportuan se ky problem është ngritur nga vetë bluzat e bardha të cilët janë shprehur se po detyrohen të plotësojnë receta për t’i blerë ato jashtë.Spitali i Traumes

Lajmi vazhdon edhe më tej, ku thuhet se përmes një prononcimi të marrë nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë është pranuar ky pretendim madje janë shpjeguar edhe arsyet.

“Shkak i mungesës së këtyre ilaçeve është bërë nënshkrimi i kontratave, por besojmë se brenda pak ditësh do të bëhet furnizimi i plotë” mësohet të jetë përgjigjur Ministria.

Ndërkohë vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shfrytëzuar hapësirën e tij në Konferencën e Shoqatës së Traumës, për t’ju përgjigjur këtij denoncimi.

“Edhe furnizimi me barna dhe materiale mjekësore në spital është përmirësuar. Sot, ndoshta lidhur me atë, që e thashë pak më parë, që opinioni, media kërkon gjithmonë të na evidentojë se çfarë nuk kemi siç duhet. Një kartolinë na vinte sot për këtë konferencë duke thënë që në Spitalin e Traumës mungojnë antibiotikët, por me sa më konfirmuan drejtuesit e spitalit, për fat të mirë, antibiotikët janë aty. Kështu që duhet të kemi një komunikim më transparent dhe më të vazhdueshëm me mediat, për të qetësuar qytetarët dhe profesionistët, spitali është i furnizuar me ato antibiotikë”, u shpreh Ministri Beqaj.

Edhe pse mediat pretendojnë se kanë marrë përgjigje zyrtare prej Ministrisë së Shëndetësisë ku janë pohuar këto mungesa duke dhënë edhe arsyet, vetë zëri më zyrtar i saj, Ministri i Shëndetësisë, pohon të kundërtën. Si duket brenda Ministrisë, gjendja e shëndetësisë vlerësohet përmes optikave të ndryshme.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal