Beqaj: Regjistrohen 125 barna të reja origjinatorë që prej 1 janarit 2014

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bëri të ditur të shtunën se që prej 1 janarit 2014 janë regjistruar 125 barna të reja origjinatorë në vend. Ilir Beqaj

Sipas tij, “55 milionë euro janë kursyer për 17% më tepër barna të importuara në 2015”. “Në 2015, barnat origjinatorë arritën 56% e importit përkundrejt 35% në 2013”, tha Beqaj.   Këto deklarata ministri i shëndetësisë i bëri në Konferencën vjetore me temë: “Sfida dhe Alternativa të Reja në Parandalimin dhe Mjekimin e Tromboembolive me Antikoagulantë”, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Neurologjisë, Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, Shoqata Shqiptare e Hipertensionit dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Zoti Beqaj bëri të ditur se për vitin 2016 janë investuar rreth 40 milionë lekë që çdo institucion shëndetësor të raportojë në detaje gjithçka që ndodh në shëndetësinë shqiptare sipas një perioditeti të caktuar.

“Tashmë ne po zbatojmë dy projekte, informacion të bollshëm në kontrollin bazë shëndetësor falas, dhe jemi në hapat e para sa i përket recetës elektronike. Kështu, kemi një ide shumë më të qartë sa është shkalla e sëmundshmërisë, p.sh., të tensionit, diabetit në grupmoshën 40-65 vjeç, dhe e ndarë në 5 vjeçarë midis këtyre 25 viteve, cili është aspekti gjinor, por edhe shpërndarja territoriale”, deklaroi ministri Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë tha se ky aktivitet është një dëshmi e faktit që kompanitë me emër janë prezente në Shqipëri. “Ky aktivitet është një dëshmi e faktit që kompanitë me emër janë prezente në Shqipëri, një lloj vetëpërgjigje e atyre që kanë akuzuar se politikat e MSH-së i kanë bërë kompanitë farmaceutike që të largohen nga Shqipëria.Ky aktivitet tregon se kjo gjë nuk është e vërtetë, por edhe fakti që nga 1 janari 2014, deri në 31 dhjetor 2015, janë regjistruar rreth 125 barna origjinatorë në Shqipëri, tregojnë që kompanitë farmaceutike të mëdha prodhuese janë prezente në territorin e Shqipërisë me barnat e tyre”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni