Beqaj: Testimi do të nisë më 28 shkurt

Ministri Beqaj ka vendosur realizimin e testimit për bluzat e bardha, pa marrë parasysh kundërshtimet. Mbrëmë në panelin me mjekët ai u shpreh:

“Në këto 17 muaj kam qenë vetë prezent në aktivitete kur numërohen për kreditet që realizohen në mënyrë krejt formale. Beqaj KakavijeInfermierët dhe laborantët nuk janë pjesë e këtij sistemi. 1/3 e mjekëve nuk kanë marrë 150 kredite, pra duhet të ricertifikohen. Ky është një proces më i thellë se testimi që do bëjmë ne. Janë 190 mjekë me 0 kredite. Këta që nuk kanë marrë 150 kredite, janë mesatarisht me 65 kredite, pra kemi 1/3 e mjekëve të sektorit publik që do duhet brenda 6 muajsh të japin një provim të mirëfilltë. Testimi ynë bëhet për të vlerësuar edhe 2/3 që i morën kreditit, që sa të shëndetshme i kanë njohuritë. Në botë ato njohuri që merr, nuk të vlejnë më për më shumë se 5 vjet.

Kush ka më pak se 3 vjet për të dalë në pension nuk testohet, edhe ata që e kanë marrë licencën në 1 janar 2014 është shumë shpejt për t’i përfshirë në këtë testim. Ne do të fillojmë me spitalet universitare më 28 shkurt dhe 1 mars do fillojë testimi i infermierëve. Do jetë 60 minuta testim bazë përgjigjet me zgjedhje.

Në datën 6 mars do të nisë testimi për infermierët rajonalë. Por ka edhe një test të dytë që përfshin infermierët sipas specialitetit që kanë. Grupi i dytë i testimit sipas shërbimit ku punojnë infermierët, pra sipas specialitetit. Do i lëmë kohë deri në fund të marsit të njihen me paketën, pastaj në korrik dhe shtator do vazhdojë testimi i dytë”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim