Artisti Bujar Kapexhiu ka goditur sërish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja me karikaturat e tij. Në këtë rast karikaturisti ka vënë në lojë aksionin e fundit të ministrit për testimin e bluzave të bardha, aksion ky që është kundërshuar nga të gjitha grupet e interesit duke e cilësuar atë në kundërshtim me ligjin.


