Berat, infektohen me Covid-19 një mjek dhe një hoxhë

Hoxha e Xhamisë së Sahatit në lagjen “Çelipias” në Berat ka rezultuar “pozitivë” me Covid-19. Kjo ka alarmuar xhaminë ku ai predikonte çdo pasdite dhe të gjithë besimtarët muslimanë që faleshin në këtë institucion të besimit fetar.

Menjëherë pas zyrtarizimit “pozitivë” të rastit të Hoxhës së Xhamisë,mësohet se është kryer dezinfektimi i plotë i Xhamisë së Sahatit. 42-vjeçari A.Ç,mësohet se është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej 2-ditësh ai është karantinuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kundesin e mjekëve. Sipas mjekëve të Spitalit të Beratit,Hoxha A.Ç ka edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë komplikuar situatën e tij shëndetësore.

Pozitivë me Sars Covid-19 është konfirmuar edhe një mjek në Qendën Shëndetësore në lagjen “Donika Kastrioti”, ku disa ditë më parë rezultoi “pozitive” një infermiere. Mësohet se gjendja shëndetësore e mjekut është e mirë,ai rezuton të jetë asimtomatik dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësime.

Të infektuarit janë karantinuar familjarisht dhe familjarët e tyre janë në pritje të përgjigjes së tamponit që ju është bërë dje./BalkanWeb

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve