Bëri testin për Covid-19, Trump rezulton negativ

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se Presidenti Trump rezulton negativ pas testit të koronavirusit. Testi u bë pas lajmeve se zoti Trump ishte ekspozuar ndaj COVID-19.

Trump njoftoi se kishte bërë testin gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të shtunën paradite, ku u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.

Të premten në konferencën ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë