Berisha: “I bëj thirrje prokurorisë të hetojë lidhjen mafioze Beqaj-Shullazi”

Blertina Koka / Shëndet+

Në një status të publikuar së fundmi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha njofton se ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është përfshirë tërthorazi në ngjarjet e bujshme të ditëve të fundit në politikë, atë të Emiljano Shullazit.Sali Berisha

Sipas zotit Berisha, një qytetar ka denoncuar se djali i xhaxhait të Ilir Beqës, Ylvi Beqja, i ka dhuruar hotel Vollgën Emiljano Shullazit.

“Arapi, bamirësi i madh që e bëri të lumtur Milin të Partisë duke i dhuruar hotel Vollgën, është fiks Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ilir Beqës”, informon qytetari digjital.

Në shkrimin e tij në Facebook, zoti Berisha i bën thirrje prokurorisë që të hetojë lidhjen mafioze të Beqajt me Emiliano Shullazin.

Më poshtë shënimi i plotë i ish-kryeministrit.

Qytetari digjital informon se:

Arapi, bamirësi i madh që e bëri të lumtur Milin të Partisë duke i dhuruar Hotel Vollgën, është fiks Ylvi Beqja, djali i xhaxhait të Ilir Beqës. Qytetari informon se arabët e vërtetë, të paktën prej 10 vitesh nuk janë dukur në Shqipëri. Këtu na del një tjetër Shullaz në qeveri. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë lidhjen mafioze te Beqjave me Milin e Partise! sb

“Doktor përshëndetje, përfaqësuesi i arabeve tek Vollga është Ylvi Beqja, djali i xhaxhait të Ilir Beqës. Dhe arabët nuk kanë shkelur të paktën prej 10 viteve në Shqipëri. Dhuruesi real është djali i xhaxhait të Beqës se arabët kanë deleguar tek ky pronën dhe nuk vijnë kurrë në Shqipëri.”

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO