“Besoni te ne”/ Covid-19, vazhdon apeli i mjekëve: Qëndroni në shtëpi!

Në një kohë kur kemi të bëjmë me një virus të ri, të panjohur dhe kur ende nuk i gëzohemi një vaksine përkatëse, më e mira që mund të bëjmë është t’i shmangemi një infektimi të mundshëm.

Për këtë arsye është i rëndësishëm vlerësimi i distancimit social.

Duke minimizuar kontaktet me botën e jashtme dhe individë të tjerë, ulim probabilitetin e një prekjeje të mundshme nga Covid-19, ose në një rast anasjelltas, nëse jemi ne mbartësit, nuk infektojmë të tjerët.

Teksa mjekët e Infektivit gjenden në një luftë sistematike për të kuruar apo mbajtur në jetë pacientët pozitivë, bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi!

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?