Onkologjiku nën ankthin e alarmit për gjysmë ore

Alarmi onkologjiku

Spitali i Onkologjikut në QSUT përjetoi sot (e martë) ankthin e rënies së alarmit për gjysmë ore. Frika e parë për rënien e alarmit dhe shkaqet kaloi shpejt, ndërsa personeli qartësoi se alarmi ishte shtypur pa dashje. Gazetarja e gazetës “Shëndet+”, Denisa Canameti, e cila ndodhej në spital thaë se zhurma ishte shumë e fortë dhe se njerëzit mezi po e përballonin.

Megjithatë rezultoi se askush nuk mund të bënte asgjë për për ta stakuar alarmin. I pyetur nga gazetarja Canameti, një nga mjekët e spitalit tha se personi që merrej me çështjen e alarmit ndodhej në “Kinostudio”. “Presim të vijë ai dhe të stakojë alarmin”, u shpreh mjeku. Ndërkohë që koha kalonte, spitali vazhdoi të përjetojë zhurmën e alarmit për mbi 30 minuta./shendeti.com.al

https://youtu.be/sSxnBn_ttwM

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj