Bien rastet/ Rakacolli: Kur lehtësohen masat anti-Covid

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli shprehet se masat anti-Covid do të lehtësohen vetëm pasi të shihet një ulje e qendrueshme e rasteve, e cila zgjat më shumë se dy javë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë një aktiviteti të Akademisë së Shkencave, Rakacolli tha se situata epidemiologjike në vend është e qendrueshme, megjithatë do të duhet që rastet të vijojnë të ulta në mënyrë që të rishikohen masat anti-Covid.

“Masat shkojnë në përputhje me situatën epidemiologjike. Ne i ndjekim me vëmendjen. Fatmirësisht situata epidemiologjike është e qëndrueshme në spitale dhe me një ulje në numrin e infektimeve. Lirimi i masave do të vijë nëse ky nivel i ulët i infektimeve do të qëndrojë të paktën për dy javë rresht”, tha ajo.

Rakacolli tha gjithashtu se është vërejtur një rritje e rasteve të vaksinimeve tek të rinjtë.

janë të gabuara këto konkluzione. Ashtu siç nuk duhet të ketë entuziazëm në ditët që kemi numër të lartë vaksinimesh, ashtu edhe nuk duhet të bëhemi pesimistë kur numri është i ulët. Mos harroni që ditët e fundit ishin festë, për Shën valentin. Kush do të vaksinohet? Ajo që na pëlqen dhe është një tendencë pozitive është fakti që numri i të rinjve që po vaksinohen po rritet.”, tha ajo lidhur me vaksinimin.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë