Bilanci i fundit/ Rritet numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

Numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 87. Shifra është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore në Itali.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Federata e urdhrit të mjekëve (Fnomceo),  bëhet e ditur se gjatë orëve të fundit numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë nga CoVid-19  është 7 duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të mjekëve të vdekur në 87.

“Dy mjekë të përgjithshëm, një internist, një mjek spa, një reanimator, një kardiolog dhe një radiolog” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas raportit të fundit të Institutit Superior të Shëndetësisë, 12 252 punonjës shëndetësorë janë të infektuar.

Ndërkohë në të gjithë Italinë janë shënuar deri më tani 15,887 viktima.

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin