Bill Gates: COVID-19 është i tmerrshëm, por ndryshimi i klimës mund të jetë më i keq

Gazetare: Klevisa GJIKA

“Kriza globale ka shokuar botën. Ajo po shkakton një numër tragjik jetëhumbjesh. Njerëzit po përjetojnë vështirësi ekonomike që nuk janë parë në shumë gjenerata. Efektet janë të dukshme në të gjithë planetin. Natyrisht, unë po flas për COVID”, shprehet Bill Gates në një shkrim të për faqen e tij.

Mirëpo, ajo që ka shokuar më shumë nga shkrimi i tij është fakti i përkeqësimit të ndryshimeve klimatike. Gates thotë se sado e tmerrshme të jetë kjo pandemi, ndryshimi i klimës mund të jetë më i keq.

“Unë e kuptoj se është e vështirë të mendosh për një problem siç është ndryshimi i klimës tani. Kur katastrofa na godet, është në natyrën njerëzore të shqetësohemi vetëm për plotësimin e nevojave themelore, veçanërisht kur një katastrofë është aq e keqe sa COVID-19. Por edhe pse temperaturat në mënyrë dramatike më të larta diku në të ardhmen e bëjnë atë një problem të largët, mënyra e vetme për të shmangur rezultatet më të këqija të klimës është të shpejtojmë përpjekjet tona tani. Ndonëse bota punon për të ndaluar koronavirusin e ri dhe fillon të shërohet prej tij, ne gjithashtu duhet të veprojmë për të shmangur katastrofën e klimës duke ndërtuar dhe aplikimi i inovacioneve që do të na lejojnë të eleminojmë emetimet e gazrave serë”.

Bill Gates nxjerr në pah se emetimi i gazit serë është minimizuar për shkak të COVID-19 me 8%, por kjo sipas tij u arrit me shumë vështirësi. Ai zgjedh të shprehet kështu:

“Kjo nuk është një situatë që dikush do të dëshirojë të vazhdojë…”. / BBC

 

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit