Binjakë me baballarë të ndryshëm? Shtohen rastet

SHBA – Një grua nga Nju Xhersi do të marrë mbështetje vetëm për njërën nga binjaket që ka lidnur, pasi dy vajzat kanë baballarë të ndryshëm. Vendimi u mor nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i cili shqyrtoi rastin. Gjyqtari urdhëroi një seancë dëgjimore pasi testet rutinë të atësisë zbuluan se burri ishte babai i vetëm njërës prej vajzave të lindura në janar të vitit 2013.

BinjaketGjyqtari i çështjes u bazua në deklaratën e ekspertëve që shpjeguan se nëse vezoret e një gruaje çlirojnë dy vezë gjatë një cikli menstrual, të dyja vezët mund të fekondohen. Kjo do të sillte binjakë të dy vezëve, pra të lindur në të njëjtën kohë, por me pamje të ndryshme.

Por kur gruaja ka kryer seks me dy burra të ndryshëm brenda të njëjtit cikël, siç u pranua edhe nga vetë ajo, dhe të dyja vezët fekondohen, binjakët kanë baballarë të ndryshëm.

Shkencëtarët janë shprehur se raste të tilla jo vetëm nuk janë të rralla, por po shënojnë rritje.

Një studim i vitit 1997 tregoi se 1 në 13000 raste të binjakëve ishin me dy baballarë, kjo e bazuar në testet e ADN-së për atësinë.

“Sot besohet se rastet e binjakëve me baballarë të ndryshëm po rriten me shpejtësi të madhe krahasuar me para 50 vjetëve, kjo si pasojë e teknologjisë ndihmëse riprodhuese, imoralitetit apo faktorëve të tjerë”, shkroi gjyqtari në vendimin e tij.

Ai gjithashtu tha se ky ishte rasti i parë i këtij lloji në Nju Xhersi, ndërsa citoi se kishte gjetur dhe dy raste të tjera në Amerikë, një në qytetin e Nju Jorkut dhe i dyti në Denver të Kolorados.

/ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni