Bino: Të lindurit e viteve ’80-90 duhet të ribëjnë vaksinën e fruthit dhe rubeolës

Në prag të Kampionatit Evropian të Futbollit, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka kërkuar që të gjithë shqiptarët që kanë lindur mes viteve ’80-90 dhe që do të udhëtojnë drejt Francës për të ndjekur ekipin kombëtar të futbollit duhet që të vaksinohen me vaksinën e Fruthit dhe Rubeolës.

silva-bino

Shkak për këtë vendim është bërë zbulimi i një rasti të një punonjësi të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili pas kthimit nga Franca ka rezultuar bartës i Fruthit.

Denis Bastari, i lindur në vitin 1985, ndonëse i vaksinuar, është prekur nga virusi i Fruthit pas udhëtimit në Francë.  Ai tregon ditët e vështira që ka kaluar pasi vaksina kundër Fruthit nuk ka rezultuar efektive.

“Kam pasur temperaturë të lartë dhe ethe. Kur jam kthyer ka vazhduar temperatura e lartë në shtëpi. Pas të gjitha analizave doli që isha me virusin e Fruthit. Unë e kisha bërë vaksinën në vitet ‘90. Vaksinat kanë rezultuar joefektive. Unë ngaqë jam i datëlindjes ’85 besoj më ka kapur kjo”, rrëfen Denis Bastari, punonjës i FSHF.

Specialistë të shëndetit publik sqarojnë në këtë dhjetëvjeçar nuk ka funksionuar siç duhet sistemi i ruajtjes së vaksinës, në kushte të ftohta. Për këtë vaksina është ripërsëritur me fushata në vitet 2000-2004.

Ata iu bëjnë apel të lindurve mes këtyre viteve që të shikojnë kartelat e vaksinimit dhe të rivaksinohen nëse duan të udhëtojnë drejt Francës, Gjermanisë apo vendeve të tjera në Evropë, për të shmangur rreziqet që mund të vijnë nga Fruthi dhe Rubeola. Në prekin në moshë të rritur, këto dy sëmundje japin pasoja të rënda në shëndet.

“Fruthi është sëmundje infektive e rrezikshme. Biles të rriturit kalojnë forma më të rënda të fruthit që shkakton prapambetje mendore dhe vdekje. Rubeola është një sëmundje që dhe ajo mund të shkaktojë infeksione të trurit. Për femrat e moshës riprodhuese nëse je e infektuar me rubeolë mund të lindësh fëmijë me probleme kongenitale”, thotë Bino.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak