Biskota krishtlindjesh me forma dhe shije të ndryshme

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

biskota-krishtlindjeshKrishtlindjet po afrojnë dhe recetat që gatuhen për këtë festë janë të shumëllojshme. Biskotat e Krishtlindjeve janë një nga traditat më të hershme. Ato janë të formave, shijeve dhe ngjyrave të ndryshme.

Në këtë postim gazeta Shëndeti do t’ju paraqesë një recetë të thjeshtë se si të përgatisni biskotat e Krishtlindjeve:

Përbërësit: 250 mg miell,1 filxhan çaji sheqer, 1 filxhan gjalp ose vaj ulliri, ½ filxhan qumësht, 1 lugë vanilje, 1 vezë, ¼ lugë çaji kripë, ëmbëlsues me ngjyra të ndryshme, kokrriza karamelesh.

Në një enë të thellë hidhni fillimisht gjalpin e shrirë dhe sheqerin. Me anë të mikserit përziejni mirë të dy përbërësit. Më pas shtoni miellin, pluhurin e pjekjes, vezën, qumështin, vaniljen, kripën dhe përziejni me mikser me shpejtësi të ngadaltë derisa të formohet një masë brumi e hollë, homogjene dhe elastike.

Merrni forma të ndryshme, ylli, peme, njeriu dhe formoni biskotat me brumë. Sipër biskotave hidhni ëmbëlsues me ngjyra të ndryshme, copëza karamelesh, arrash etj.

Lyeni tepsinë me pak gjalp ose vaj ulliri dhe ngroheni sobën në temperaturën 180 gradë. Piqini biskotat për 30 minuta derisa ato të kenë marrë ngjyrë të artë.

Burimi: BBC Good Food

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme