Bizhuteritë, kur na dëmtojnë

Bizhuteritë janë të rëndësishme për femrat. Por nëse nuk i zgjedhim siç duhet, mund të bëhen problematike. Ja disa gjëra që duhen marrë parasysh:

vetheVëthët shumë të mëdhenj

Bien shumë në sy, gjithsesi llapa e veshit pëson dëme pasi rrezikon të zgjatet shumë dhe madje edhe të çahet vrima e veshit dhe më pas do të duhej ndërhyrje nga kirurgu plastik për zonën e dëmtuar.

Bizhutë e lira

Edhe ata që s’janë alergjikë nga metalet e ndryshme duhet të evitojnë përdorimin e bizhuve tepër të lira, pasi një test i kryer në SHBA tregoi se më shumë se gjysma e bizhuve të analizuara përmbanin nivel të lartë toksinash dhe substancash kancerogjene, mes të cilave plumbi, kadmiumi dhe bromina.

Varëset e rënda

Me muskujt e qafës tashmë të zënë për të mbajtur peshën e kokës (që në përgjithësi shkon 4.5-5.5 kg) nuk është koha për t’i lodhur edhe më shumë duke vënë një varëse të rëndë, që për më tepër shkakton tension, dhimbje dhe dëme afatgjata.

jakat e lidhuraJakat e lidhura pas

Sidomos nëse keni gjoks të madh, kjo lloj jake nuk këshillohet, sepse e detyron qafën të marrë një pozicion jonatyral përpara, duke krijuar kështu tension muskular dhe dhimbje që shpërndahet në shpinë dhe në shpatulla./ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?