Bllokohet mish lope i kontaminuar në kufi me Greqinë, ndalohet tregtari

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të një operacioni që po vazhdon ka konstatuar një shtetas që po transportonte një kafshë gjedh, lopë e therur. Sipas të dhënave dyshohet që kafsha vinte nga Greqia kontrabandë përmes kufirit të Gjelbër.

Kafsha e therur transportohej në mungesë të certifikatës veterinare dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.

Automjeti që transportonte mishin është në pronësi të shtetasit Thanas Ciko, i cili u ndalua pranë kufirit më shtetin grek në Sherret të Bashkisë Konispol.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Vlorë kanë konstatuar se kafsha gjedh transportohej në mungesë të dokumentacionit përkatës dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 200 mijë lekëve.

Gjithashtu është marrë masa e sekuestrimit të menjëhershëm të produktit dhe mjetit transportues.

Aktualisht rasti është në proces dhe po bashkëpunohet me policinë për më tej.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produktit mish, duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare dhe që plotësojnë standardet që parashikon legjislacioni në fuqi.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj