Bluzat e bardha: Beqaj të mbajë përgjegjësi për nismën antiligjore, të dorëhiqet

Bluzat e bardha kanë vendosur që ta vazhdojnë protestën e tyre sërish edhe sot. Në njoftimin e nxjerrë thuhet se protesta do të vazhdojë, ndërkohë që përveç QSUT-së, materniteteve të Tiranës, protesta është përhapur edhe në rrethe. Sërish, përveç Ilir Beqajkërkesave për kushte më të mira pune, ilaçe cilësore dhe të mjaftueshme nëpër spitale, aparatura mjekësore bashkëkohore, bluzat e bardha rikërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e akuzuar atë për ndërmarrjen e një nisme antiligjore.

Në njoftimin e radhës thuhet se bluzat e bardha kërkojnë:

  • Respektimin e ligjeve!
  • Sistem shëndetësor publik me standarde për të ofruar shërbim cilësor ndaj pacientëve!
  • Kushte pune, ambiente pune optimale, aparatura mjekësore bashkëkohore, ilaçe cilësore dhe te mjaftueshme nëpër spitale.
  • Reforma reale në shëndetësi, duke plotësuar spitalet e rretheve me ambiente optimale, mjete pune dhe personel mjekësor të specializuar.
  • Respektim të autonomisë profesionale të bluzave të bardha.
  • Dixhitalizim të kartelave mjekesore si investim që ndikon në kujdesin mjekësor afatmesëm dhe afatgjatë. Protokolle klinike kombëtare. Biblioteka mjekësore dixhitale me akses të hapur.
  • Vlerësim të punës së profesionistëve të mjekësise: rritje rroge.
  • Të mbajnë përgjegjësi legalo-administrative personat që ndërmarrin nisma antiligjore: të dorëhiqen!/ Shëndeti Online

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik