Bluzat e bardha që s’kanë plotësuar kreditet, afat deri më 30 prill

Mjekët, farmacistët dhe stomatologët që nuk kanë përmbushur detyrimet e programit të parë të ricertifikimit, do të kenë afat deri më 30 prill për të dorëzuar dokumentet që provojnë kryerjen e aktiviteteve të edukimit në vazhdim nga profesionistët e shëndetësisë për periudhën 1 janar 2010 – 31 dhjetor 2014.

bluzat e bardhaDitën e martë u zhvillua mbledhja e Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit (BRA) të Profesionistëve të Shëndetësisë, nën drejtimin e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të urdhrave të profesionistëve të shëndetit, Universitetit të Mjekësisë, Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV), Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSh), Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë, Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKSAISh), për të diskutuar:

(i) ankesat e profesionistëve të shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e programit pesë-vjeçar të ricertifikimit 2010-2014;

(ii) rregulloren e provimit të ricertifikimit për profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e programit pesëvjeçar të ricertifikimit 2010-2014;

(iii) programet orientuese për provimin e mësipërm të ricertifikimit.

Në mbledhjen e Bordit u vendos:

Miratimi i rregullores së sipërpërmendur;

Pranimi nga QKEV-ja i të gjithë dokumenteve që provojnë kryerjen e aktiviteteve të edukimit në vazhdim nga profesionistët e shëndetësisë për periudhën 1 janar 2010 – 31 dhjetor 2014, do të vijojë deri më dt. 30 prill 2015;

Përjashtohen nga detyrimet e programit të ricertifikimit të gjithë anëtarët e komisioneve të vlerësimit të titujve akademike dhe ekspertët e oponencës;

QKEV-ja do të hartojë listën përfundimtare të profesionistëve të shëndetësisë lidhur me përmbushjen e detyrimeve të programit të certifikimit më dt. 10 maj 2015.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak