Bluzat e bardha shkelin kodin e etikës, rrezikojnë gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë

Riselma Telo

Nëse dikujt i bie rasti të kalojë në zonën e Medresesë, do të shohë patjetër bluzat e bardha brenda dhe jashtë oborrit të QSUT-së. Bluza të bardha gjen kudo, pranë stacionit të autobusit, kioskave me fruta-perime, në tregun e rrobave të përdorura, duke thyer një nga rregullat bazë të Kodit Etik-Deontologjik.

Në nenin 2, pika 7 të Kodit Etik-Deontologjik (të publikuar tek faqja zyrtare e QSUT-së) për detyrimet e etikës profesionale, përcaktohet: “Dalja jashtë institucionit me uniformën e punës është e dënueshme. Dalja jashtë ambientit të punës ul dinjitetin e tyre dhe rrit rreziqet për pacientin, dhe përbën një veprim të dënueshëm”.

Ky kod lidhet me detyrimet dhe të drejtat e profesioneve: infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e në veprimtarinë e tyre të përditshme për kujdesin ndaj jetës, shëndetit, lirisë dhe dinjitetit të njeriut.

Ndërsa, në Nenin 9 të këtij kodi, për “Sanksionet për shkelje të neneve të Kodit Etik-Deontologjik”, përcaktohet: “Mosparaqitja me uniformën e caktuar dhe mosmbajtja e kartës së identitetit profesional, ose dalja me uniformë jashtë vendit të caktuar, përbëjnë shkelje të Nenit 2, pika 6 dhe 7, dënohet me vërejtje, ose gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë”.

Por, duket se ky vendim mbetet i shkruar vetëm nëpër letra, pasi fotot e publikuara nga “ProPacientit” faktojnë të kundërtën.

I kontaktuar nga “ProPacientit”, presidenti i Urdhrit Të Mjekëve Të Shqipërisë, Fatmir Brahimaj, e quajti aspak të drejtë këtë veprim të punonjësve.

“Punonjësit para se të dalin jashtë godinës ku ushtrojnë funksionin e tyre duhet të heqin uniformën. Uniforma e tyre në momentin e daljes jashtë institucionit bëhet e rrezikshme për bartjen e infeksioneve dhe ndonjë virusi tek pacientët të cilët ata kurojnë”, deklaron z. Brahimaj.

Ai thekson se është më shumë problem administrativ, pasi është institucioni ai që duhet të nxjerrë urdhëresa e të marrë masa për evitimin e këtij problemi dhe jo zyra e Urdhrit të Mjekut./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën