Bollguri, drithi magjik që mbron zemrën, parandalon kapsllëkun dhe diabetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Bollguri mund të jetë super-ushqimi më pak i konsumuar deri tani, duke qenë se shumë njerëz nuk e njohin atë, aq më pak vlerat e tij të shumta ushqyese. Për ata që nuk  e dinë, bollguri është një lloj drithi (kryesisht grurë ose misër) që mund të gjendet në çdo supermarket. Ai ndihmon me tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut, mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak etj. Si ekzaktësisht? Një arsye përse bollguri është kaq i mirë është se ai është një burim i mirë si i fibrave të tretshme ashtu edhe të patretshme, duke ju mbajtur kështu të ngopur për një kohë të gjatë.

Ja cili është ndryshimi mes këtyre dy llojeve të fibrave: fibrat e tretshme, që mund të gjenden tek ushqime si bishtajoret, elbi, frutat dhe avokado, janë një substancë ngjitëse që rrethojnë sistemin tretës dhe parandalojnë kalimin e sheqernave dhe yndyrave tek qarkullimi i gjakut. Ndërsa fibrat e patretshme janë një material i fortë që gjendet lëkura dhe farat e ushqimeve që parandalojnë kapsllëkun.

Bollguri është gjithashtu i pasur në lëndë ushqyese si folate dhe kaliumi.

Ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të këtij drithi:

Mbron zemrën – Bollguri është i pasur në beta-glukan, një lloj fibre që ndihmon në uljen e nivele të kolesterolit të keq (LDL).

Ju mban të ngopur për një kohë të gjatë – Falë përmbajtjes së lartë në fibra.

Ndihmon me tretjen – Bollguri është i pasur si në fibra të tretshme ashtu edhe të patretshme, që së bashku përmirësojnë sistemin tretës.

Është i pasur në vlera ushqyese – si acide yndyrore omega 3, acide yndyrore, folate dhe kalium.

Mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak – duke parandaluar kështu zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Burimi: Health / Shendeti.com.al 

 

 

 

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim