Borsiti, shkak profesionet e rënda

dhimbjeBorsiti është një sëmundje që prek kryesisht personat që kryejnë  profesione që kërkojnë sforcime të vazhdueshme të krahut.  Kjo është një sëmundje që trajtohet lehtë, por nëse neglizhohet mund të çojë deri në invalidizim të pacientit. Në një intervistë, mjekja reumatologe Teuta Orgocka sqaron shkaqet, shenjat dhe si mund të trajtohet kjo patologji:

Çfarë është borsiti?

Borsiti është një sëmundje e indeve lidhëse që ndodhen në pjesën mes shpatullës dhe kockës së supit. Kërci lidhës bëhet si kockë dhe nuk le të hapet krahu.

Nga se shkaktohet?

Shkaku kryesor është sforcimi fizik i vazhdueshëm. Gjithsesi në mjaft raste shkaktarët shpërthyes të sëmundjes janë të panjohur.

Ka faktorë që favorizojnë shfaqjen e sëmundjes?

Traumat, goditjet, punët e rënda fizike që kërkojnë sforcime kryesisht të krahut, si p.sh zdrukthat, pastrues, murator, etj. Në disa raste favorizohet nga predispozicioni familjar.

Cilat grupmosha preken më tepër?

Nuk ka grupmosha “të preferuara”. Borsiti është një sëmundje që prek të gjitha moshat nga 20 vjeç dhe sipër dhe kjo shpjegohet me faktin që këto janë dhe kontingjente që kryejnë aktivitet fizik. Po ashtu preken njëlloj të dyja sekset: si femrat ashtu dhe meshkujt.

Si mund të trajtohet kjo sëmundje?

Zakonisht në format akute, që nuk lëvizin dot krahun, duhet të përdoren kortizonik te supi me injektim intraartikular. Këto gjilpëra bëhen me diferencë një javë nga njëra-tjerta dhe më pas mund të bëhet pas 2 0se 3 javësh. Mjaft të rekomandueshme janë kompresat me akull që duhet të vendosen në sup dhe në rast të skuqjes së lëkurës, duhet të përdoren antibiotikë, sepse kjo simptomë tregon për praninë e një infeksioni. Gjithashtu rekomandohen pomada antiinflamatore për qetësimin e dhimbjes. Natyrisht rekomandohet një pushim absolut dhe shmangia e çdo lloj aktivitetit fizik deri në rikuperimin e plotë.

Po ashtu rekomandohet trajtim dhe kontroll i menjëhershëm te mjeku specialist, pasi kjo është një sëmundje që përparon shpejt.

A mund të parandalohet borsiti?

Nuk ka metoda parandaluese të mirëfillta. Thjesht rekomandohet që personat që punojnë në profesione që kërkon sforcim fizik të vazhdueshëm të tregohen të kujdesshëm ndaj sforcimeve, ngritjeve të peshave dhe herë pas here të bëjnë pushime të shkurtra.

A mund të shërohet plotësisht dhe çfarë komplikacionesh mund të shfaq kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohë?

Borsiti është një sëmundje që nëse kapet dhe trajtohet në kohën dhe mënyrën e duhur është një sëmundje që kurohet mjaft mirë dhe në mënyrë të plotë. Por, nëse neglizhohet dhe nuk trajtohet, mund të kronicizohet dhe mund të çojë deri në invalidizim të pacientit.

Rekomandohet plazhi për këta pacientë?

Jo. Për këta pacienetë nuk rekomandohet as plazhi as linxha, sepse kjo është një sëmundje që nuk toleron të nxehtat.

 

 

Shenjat klinike

Shenja kryesore është dhimbja e fortë e supit dhe vështirësi në lëvizjen e krahut, deri në bllokim të plotë të tij. Mund të ndodh që lëkura, në zonën ku shfaqet borsiti, të skuqet gjë që flet për praninë e ndonjë infeksioni të mundshëm.

 

 

 

STUDIMI

Zbulohet si vepron i ftohti, në bllokimin e dhimbjes

 

 

Efekti i metodave të vjetra të kompresave të ftohta për qetësimin e traumave, djegieve apo për dhimbjes së kokës, janë konfirmuar

dhe nga shkenca moderne. Dobia njihej, veçse nuk ishte arritur të kuptohej mekanizmi bazë që vepronte i ftohti në qetësimin e dhimbjes. Një studiuese e universitetit të Edinburgut, Susan Fleetëood-Ëalker, sapo ka zbuluar si veprojnë ftohësit në shqetësime të tilla si : dhimbja e kokës, apo patologji të tjera kronike nervore, shepsh të pakurueshme. Sipas studiueses disa termorregulltaor nervor të lëkurës përmbajnë receptorë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave: në veçanti njëra prej këtyre, i quajtur TRPM8, ndihmon që trupi njerëzor të njohë temperaturat 8 deri në 12 gradë dhe arrin të aktivizojë nën lëkëurë, ndër të tjera, një substancë të quajtur ilicina, e njohur prej kohësh për trajtimin e reumatizmave dhe temperaturës. Fillimisht studiuesja skoceze ka përdorur këtë substancë në eksperimentet e saj të kryera mbi minj dhe ka vërejtur se duke aktivizuar në këtë mënyrë receptorët e ndjeshëm ndaj të ftohtit, TRPM8, i dërgon një sinjal nervor shtyllës kurrizore duke bërë të mundur çaktivizimin e receptorëve që sinjalizojnë ndjesinë e dhimbjes. Më pas, falë eksperimenteve të kryera mbi një grup pacientësh, është zbuluar se shumë prej të prekurve nga dhimbje kronike nervore, si artriti dhe reumatizma, në mjaft raste i kanë receptorët TRPM8 të dëmtuar. Hapi tjetër do të jetë ai i zbulimit se si mund të veprojë i ftohti në trajtimin e këtyre sëmundjeve.

 

 

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën