Bota në panik: Po përhapet një tjetër infeksion i rrezikshëm

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një infeksion i ri vdekjeprurës dhe rezistent ndaj antibiotikëve po përhapet në të gjithë botën, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit. Qendra shëndetësore në të gjithë botën kanë raportuar se një lloj bakteri i quajtur “Candida auris” po përhapet në të gjithë botën dhe është përgjegjës për disa infeksione të rënda dhe të rrezikshme.infeksion

“Candida auris” bën pjesë në familjen e baktereve që shkaktojnë mëllenjë, por, ndryshe nga ky infeksion që del në organet gjenitale ose gojë, bakteri “Candida auris” formohet në traktin urinar dhe atë të frymëmarrjes.

Kjo do të thotë se infeksioni mund të hyjë tek enët e gjakut dhe të përhapet në të gjithë trupin, duke shkaktuar infeksione më të rënda, paralajmëron Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC dhe Shëndeti Publik Britanik kanë paralajmëruar spitalet këtë javë që të jenë vigjilentë për këtë sëmundje, pasi është vështirë të diagnostifikohet edhe me metodat laboratorike standarde.

Nga të dhënat që siguron CDC deri tani, 60% e njerëzve që janë prekur nga ky infeksion kanë vdekur. Të tjerët janë akoma në gjendje të rëndë.

Ky bakter është i vështirë të kontrollohet dhe përhapet shumë lehtë nëpërmjet mjeteve spitalore, ku pacienttë mund të jenë shtruar për një problem tjetër shëndetësor. Ky bakter është gjithashtu rezistnt ndaj shumë ilaçeve të zakonshme antifungale.

Për momentin, rekomandohet që personat e prekur nga ky infeksion të qëndrojnë në dhoma të veçanta, të cilat duhet të dezinfektohen çdo ditë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë