Botoksi, zgjidhja për rrudhat?!

Blerta Gjoni, dermatologe

Botoksi është një nga trajtimet shumë të përhapura vitet e fundit për anën dermatologjike. Ai është një ilaç i njohur në mjekësi si proteine purifikuese. Përdoret prej 30 vjetësh dhe fillimisht u përdor për shërimin e sëmundjeve në mjekësi. Dhjetë vjet më parë nisi të përdorej për trajtime estetike dhe antirrudhë. Sot përbën një nga metodat më të përdoruara në kozmetikën dermatologjike. Botoksi ndalon tejçimin e impulseve botoks injeksionnervore tek muskujt, duke reduktuar lëvizjen e tyre dhe si rrjedhim redukton shfaqjen e rrudhave. Efekti i tij është i përkohshëm dhe eliminohet pas 5-6 muajsh.

Me botoks parandalohet shfaqja e rrudhave dhe trajtohen ato që janë shfaqur. Të tilla janë rrudhat e ballit, rrudhat e syve (në pjesët anësore të tyre) për ngritjen e vetullës në pjesën anësore, për rrudhat e hundës. Gjithashtu me botoks mund të përmirësohen rrudhat në qafë. Rrudhat krijohen nëpërmjet tkurrjes së muskujve poshtë lëkurës. Dhe pikërisht këtu fillon veprimi i botoksit.

Zakonisht ky mjekim mund të fillojë pas moshës 30 vjeç e lart, pasi parandalon thellimin e mëtejshëm të rrudhave.

Procedura e mjekimit është e thjeshtë dhe e shpejtë. Kryhet nëpërmjet injeksioneve me gjilpëra shumë të vogla, disa milimetra. Efektet e mjekimit fillojnë nga dita e dytë dhe e tretë. Më pas fillon përmirësimi i pamjes. Çdo ditë shihen ndryshime të rëndësishme dhe brenda dy javëve rezultatet janë të mira. Zakonisht mjekimi ruan efektin e tij rreth 6 muaj. Pas kësaj periudhe këshillohet ripërsëritja e mjekimit. Pas disa mjekimeve, periudha e ruajtjes së rezultatit zgjatet edhe më tepër. Mjekimi aplikohet edhe tek  femrat, edhe tek meshkujt. Nëse terapia kryhet nga mjekë specialistë dermatologë ose kirurgë plastikë, efektet anësore janë të vogla.

KUJDES!

Injektimi i botoksit mund të shkaktojë efekte anësore. Njoftoni doktorin tuaj ose merrni ndihmë mjekësore nëse efektet e mëposhtme shfaqen disa orë ose javë pas injektimit të botoksit:

Probleme me përcjelljen e ushqimit, të folurën ose frymëmarrjen nga dobësimi i muskujve që realizojnë këtë funksion, mund të jetë kërcënuese për jetën. Rrezikshmëria është më e lartë nëse këto probleme i keni pasur edhe para injeksionit. Problemet e përcjelljes së ushqimit mund të zgjasin disa muaj.

Përhapje e efekteve toksike. Efekti i ilaçit mund të ndikojë edhe në zona larg pjesës ku është injektuar. Simptomat përfshijnë: humbje të fuqisë, dobësi muskulare e përgjithshme, probleme me shikimin, rënie e qepallave, ngjirje ose humbje e zërit, probleme me shprehjen e qartë të fjalëve, mungesë kontrolli e fshikëzës së urinës, probleme me frymëmarrjen apo me përcjelljen.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer