Brataj: Mjekimi i gabuar për Covid në shtëpi

Trajtimi në banesë për forma të lehta dhe të mesme të Covid shpesh bëhet në mënyrë të gabuar. Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se janë vetë pacientët ata që e komplikojnë situatën duke u lidhur me disa mjekë njëherësh.

“Ka nga ato që fillojnë bëjnë terapi të pjesshme me një mjek, pastaj me një mjek dhe sa më shumë përkeqësohen simptomat, aq më të paekuilibruar janë dhe ngatërrojnë dhe terapitë njëra me tjetrën dhe shumë herë s’të tregojnë nëse ka filluar terapi apo jo, gjë e cila çon në një mbingarkesë farmakologjike sidomos të mëlçisë dhe aparatit të sistemit renal”.

Mjekët shpesh kanë sjell në vëmendje se në javën e parë Covid kalon me simptoma të lehta dhe s’ka nevojë për terapi mjekimi.

Fillimi i terapive nuk është i këshillueshëm nëse nuk ka indikator të infeksionit, sidomos i antibiotikëve, aq më keq i antibiotikëve në venë, aq më tepër i antibiotikëve që shoqërojnë njëri-tjetrin sepse ngarkojnë sistemin hepatik, laboratorin e organizmit dhe atë renal të eleminimit të tyre, terapi duhet të fillojë në momentin e duhur”.

Çdo ditë në numrin e Urgjencës Kombëtare vijnë dhjetëra thirrje për Covid, disa pacientë shoqërohen drejt spitalit Covid ndërsa 25-30 persona mesatarisht çdo ditë marrin trajtim në banesë nga mjekët e Urgjencës.

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit